E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhon Belushi në kinemanë “Marubi”

 

Kinemaja e së enjtes, në Akademinë e Filmit dhe Multimedias “Marubi”, sjell për publikun, një ndër aktorët më të dashur. Filmi “Animal House” (“Shtëpia e Kafshëve”), i regjisorit John David Landis, sjell aktorin Xhon Belushi në kinemanë “John dhe James Bellushi”. Në këtë film komedi aktrojnë Xhon Bellushi, Tim Matheson, Xhon Vernon, Verna Blum, Cesare Danova, etj. Komedia “Shtëpia e kafshëve”, e realizuar në vitin 1978, paraqet historinë e dy të rinjve që provojnë me çdo kusht për t’u pranuar në grupin e vëllazërisë së Kolegjit “Faber”. Shumë aventura dhe momente komike do t’i shoqërojnë ata deri në pranim dhe marrjen e nofkave nga vëllazëria. John David Landis është një ndër regjisorët, aktorët, skenaristët dhe producentët më të mirë amerikanë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›