E Shtunë, 31 Tetor 2026

“General Motors” në krizë, do ndihmë edhe nga jashtë SHBA-ve

 

Drejtuesit e “General Motors” duket se janë pranë falimentimit, pasi kanë bllokuar prodhimin tre modeleve të reja të makinave nga kompania dhe kanë pezulluar 47 mijë punëtorë në të gjitha pikat përfaqësuese të tyre në botë. Prodhuesi amerikan i makinave, GM është në bisedime me qeveritë evropiane, midis tyre, ato të Gjermanisë, Suedisë dhe Britanisë e Kanadasë për hua me vlerë më shumë se 6 miliardë dollarë që thotë janë të nevojshme për të shpëtuar degët e huaja jashtë SHBA. Ministri suedez i Industrisë, Maud Olofsson, ka akuzuar GM se po braktis degën e Saab-it dhe përjashtoi ndihma nga qeveria e tij. Sipas BBC, General Motors ka njoftuar se mund të ketë nevojë edhe për afro 30 miliardë dollarë ndihmë nga qeveria amerikane, shumë kjo dy herë më e madhe se ajo që kompania kishte kërkuar në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Shefi ekzekutiv i “General Motors”-it, Rick Wagoner, tha në një konferencë shtypi në Detroit se kompania e kishte marrë në shqyrtim edhe mundësinë e shpalljes së falimentimit. Punonjësit e kompanisë po i presin me shqetësim lajmet për të ardhmen e tyre. Një tjetër prodhues amerikan automjetesh, “Chrysler”, ka kërkuar pesë miliardë dollarë shtesë. “Chrysler” njoftoi se tregu i automjeteve ishte përkeqësuar, që kur industria u ndihmua me një paketë shtetërore prej 17 miliardë dollarësh, para dy muajsh. Kompania tha se do të mbyllte tre mijë vende pune dhe do të ulë prodhimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›