E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperi-Itali, nenshkruhen tri marreveshje, ne fushen e energjetikes

Shqiperia dhe Italia synojne te rrisin me tej bashkepunimin ekonomik mes dy vendeve, ku me prioritet do te shihet partneriteti per zhvillimin e sektorit elektro-energjetik.

Ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes, Genc Ruli dhe ministrin italian per Zhvillimin Ekonomik, Klaudio Skajola, nenshkruan dje ne Tirane, nje marreveshje ne fushen e energjetikes "Per zhvillimin dhe integrimin elektrik dhe te gazit natyror", e cila parashikon edhe bashkepunim ne linjat e interkonjeksionit. Ketu perfshihen projekti per ndertimin e nenstacionit 400/220/110 kv Tirana 2 (Kashar). Projekti per ndertimin e Qendres se re Kombetare dispecer dhe godines se re te OST sh.a. qe eshte i nje rendesie te vecante, per operimin e sistemit elektroenergjetik dhe ngritjes se tij ne nje nivel bashkekohor. Projekti i trete ka te beje me ndertimin e linjes 400 kv Tirane - Elbasan, si pjese e linjes se interkonjeksionit 400 kv Elbasan - Podgorice dhe qe eshte nje nder projektet me prioritare te qeverise shqiptare ne fushen e energjetikes dhe ne kuader te investimeve, per permiresimin dhe zhvillimin e rrjetit ekzistues te transmetimit, fuqizimin e linjave te interkonjeksionit rajonal dhe permiresimit te furnizimit me energji, te popullates.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›