Topi Opozita nuk bllokon dot zgjedhjet lokale

Presidenti kritika opozites per politikat bllokuese. Askush te mos pretendoje se ndryshon daten 8 maj
Ne nje kohe kur opozita e majte kercenon me zgjedhje te parakohshme Presidenti i Republikes Bamir Topi kunderpergjigjet permes atributeve qe i jep Kushtetuta se nuk do te mund te bllokoje zgjedhjet lokale. Z. Topi eshte i prere ne qendrimin e tij se askush nuk duhet te pretendoje se mund te ndryshoje daten 8 maj. Duke qene i qarte se nuk do te bjere ne gracen e debatit politik kreu i shtetit e quan halucinacion idene e ndryshimit te dates se zgjedhjeve lokale. Sipas tij askush nuk mund te vere ne dyshim zhvillimin e zgjedhjeve dhe per kete do te beje garantin e Kushtetutes se vendit. Gjate nje interviste mbreme per emisionin Studio e hapur z. Topi deklaroi Me gjithe deshiren qe mund te kem ne jeten time private per tiu referuar kendveshtrimeve te ndryshme si President une nuk deshiroj te ve ne dyshim zhvillimin e zgjedhjeve. Zgjedhjet jane dekretuar nga Presidenti per ne daten 8 maj dhe keto zgjedhje do te zhvillohen. Halucinacione nese mund te kete ndryshim date nuk duhet te kete askush. Duke u ndalur gjate ne menyren e tij te sjelljes institucionale Presidenti Bamir Topi pohoi qarte se Kushtetuta te detyron qe te respektosh disa afate dhe ai shtoi Perderisa i referohem Kushtetutes dhe eshte dicka shume e formatuar atehere une nuk kam shansin qe si President te dal dhe te interpretoj jashte Kushtetutes. Nisur nga kjo z. Topi duke mos drejtuar gishtin ne menyre konkrete i beri thirrje klases politike qe te jete e kujdesshme ne kete rast dhe te mos vere ne dyshim mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Ai i kujtoi politikes se ceshtjet qe kane te bejne me administrimin e jetes se qytetarit jane ceshtje te nje pergjegjesie politike publike. Askush nuk mund te vere ne dyshim ate qe eshte projektuar te ndodhe. Pra ne rast se eshte projektuar me ligj me dekret qe data 8 maj e vitit 2011 parashikon zgjedhje te pushtetit vendor askush nuk mund te luaje rolin e Kasandres. Zgjedhjet qofshin keto te pergjithshme politike qofshin keto administrative qe barazohen me zgjedhjet e pushtetit vendor ne duhet ti kemi si nje vend i lire demokratik per te rritur nivelin e sherbimit te qytetarit dhe per te mos pasuar pastaj me ngerce te cilat nga ngerce politike na kthehen pastaj ne ngerce individesh neper pushtete qe jane shume te rendesishme per qytetarin. Bllokohet Keshilli Komunal bllokohet Keshilli Bashkiak diku shkojne fondet ashtu sic e do nje shumice e caktuar diku nuk mund te lidhet dhe nuk mund te realizohet nje projekt i caktuar. Pra gjerat duhet ti bejme te menduara mire sepse eshte viti 2011. Kundrejt kesaj kreu i shtetit ben thirrje per bashkepunim mes pozites dhe opozites dhe arritjen e nje konsensusi politik qe do ti hapte rrugen ecurise se reformave dhe hapave te metejshem drejt anetaresimit ne familjen evropiane. Presidenti i vendit i cili njeh ne gjeneze politiken prej se ciles u ul ne karrigen e kreut te shtetit shprehet i gatshem per te bere negociatorin e bisedimeve mes paleve.
Une nuk kam munguar te jap ne menyre frekuente apele. Nuk kam gjetur nje moment ku sigurisht atehere kur ka qene e arsyeshme per ta bere qe te mos jap apel per klasen politike shqiptare sepse tek e fundit vullneti dhe predispozicioni i partive politike perkthehet neser ne mbeshtetjen qytetare. Pra sa me shume gatishmeri sa me shume vullnet te kesh vertete rezultati momental mund te jete i padukshem por neser njerezit e shikojne qe ne kete sjellje politike njera pale ka pasur vullnet pala tjeter ska pasur vullnet. Nuk eshte e nevojshme qe ta riperseris sepse vete sjellja politike ka qene e tille. Une nuk bej apele qe ejani ketu Une bej apele qe gjeni kompromis Nese palet deshirojne qe te prezantojne dicka tek Presidenti une ketu jam jam gjithmone i pranishem - theksoi z. Topi. Perpos kesaj ai beri te qarte Askush nuk e detyron Presidentin qe te veproje sipas vullneteve te te tjereve. Jo Kam respektuar vullnetin institucional. Kjo eshte tjeter gje. Dhe sigurisht qe kam qene i lire qe te veproj ne te gjitha opsionet e mia kushtetuese lidhur me dekrete lidhur me sjelljen time institucionale. Asnjehere nuk e kam quajtur sjellje politike kam thene sjellje institucionale cka do te thote qe u kam dhene shume rendesi kontureve te Presidences.