E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Vizat, te behemi te besueshem"

Fatjona Mejdini

Liberalizimi i vizave eshte percaktuar nga kreu i qeverise shqiptare, si prioriteti kryesor i Shqiperise pas ratifikimit te Protokollit te Anetaresimit ne NATO dhe anetaresimi me te drejta te plota, ne kete Aleance ne Samitin e muajit prill. Per kete qellim, kryeministri Berisha kerkoi dje nga ministrat e kabinetit qeveritar, qe te shqyrtojne me vemendje maksimale te gjitha detyrimet qe kane per procesin e liberalizimit te vizave, per shkak se muaji maj, do te jete vendimtar per kete proces. Ne mbledhjen e djeshme te Komitetit Nderministror per Liberalizimin e Vizave, kreu i ekzekutivit deklaroi se ne muajin maj, nje komision i posacem prane Komisionit Evropian do te marre vendimin nese Shqiperia i ploteson apo jo kushtet per liberalizimin e vizave per qytetaret e saj. Berisha tha se keta raportere do te kryejne nje sere takimesh ne institucionet shqiptare dhe per kete arsye, agjencite dhe Ministrite duhet te jene te pergatitura ne pergjegjesite e tyre, ndaj ketij procesi te rendesishem per te gjithe shqiptaret. Por nga ana tjeter, kryeministri Berisha deklaroi se eshte bere nje pune shume e rendesishme, per sa i perket ketij procesi, sepse sipas tij, liberalizimi mund te konsiderohet edhe nje nga pjeset me te rendesishme te procesit te integrimit. Ne kete kuader ai e cilesoi kete projekt si te dytin me te rendesishem pas anetaresimit te Shqiperise ne NATO. "Liberalizimi i vizave eshte pjese e procesit te integrimit, por per qytetaret shqiptare kjo eshte ndoshta dhe pjesa me palcore e procesit te integrimit. Pasi levizja e lire e tyre ne hapesiren evropiane eshte perfitimi i pare madhor dhe me kryesor qe ata kane nga procesi i integrimit ne Bashkimin Evropian", deklaroi kryeministri Berisha perpara ministrave ne kete mbledhje. Per te, nje hap i rendesishem ne kete proces jane edhe vleresimet pozitive qe kane ardhur nga raportet e nderkombetareve. Sipas Berishes, eshte e rendesishme qe keto raporte deshmojne se Shqiperia ka bere perparime thelbesore, ne luften kunder trafikut te qenieve njerezore dhe qe deshmojne se Shqiperia nuk eshte me rruge kryesore apo tranziti e trafikut te droges, drejt perendimit. Nga ana tjeter kreu i ekzekutivit ka deklaruar se nje pike e forte e qeverise ne kete proces, eshte edhe fillimi i pajisjes se qytetareve me karta te reja identiteti dhe pasaporta biometrike. Keto dokumente perbejne sipas kryeministrit, nje perparim te madh ne fushen e identifikimit qe eshte shume e rendesishme per kete proces. Po keshtu Berisha deklaroi se ekziston nje vullnet i mire politik nga ana e shteteve anetare te Bashkimit Evropian per intensifikimin e ketij procesi me Shqiperine.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›