“Katyn”, nën rrëfimin e tri grave
06/05/2010 “Katyn”, ky është filmi i shfaqur dje në Akademinë e Filmit dhe Multimedias “Marubi” në serinë e filmave që shfaqen çdo javë. Me regji të polakut Andrzej Wajda, realizim i vitit 2007, i kushtohet masakrës së Katinit, një nga krimet më të përbindshme staliniste, që ka të bëjë me ekzekutimin e ushtarëve dhe oficerëve polakë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Më 17 shtator 1939, një grup oficerësh polakë burgosen nga ushtria sovjetike. Në qendër të filmit është Ana me të bijën Nika, që shkon për të takuar të shoqin, oficerin Andrzej, për ta bindur ta lërë luftën dhe të kthehet në shtëpi. Andrzej i refuzon lutjet e së shoqes, dhe nuk e braktis formacionin dhe e çojnë në Bashkimin Sovjetik. Më vonë sovjetikët shpërndajnë lajmin se oficerët polakë janë masakruar në pyllin e Katinit nga gjermanët. Anës i bie në dorë ditari i të shoqit dhe aty zbulon, se krimet janë bërë nga ushtria sovjetike, në prill të 1940-ës.
Me aktorët Andrzej Chyra, Maja Ostaszewska, Artur Zmijeëski, filmi erdhi në gjuhët origjinale: në polonisht, rusisht dhe gjermanisht, i subtitruar në anglisht dhe në gjuhën shqipe.