E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperi-Kosove, bashkim "elektrik"

KESH: Kemi depozituar 45 milionë kw/h energji në Kosovë

Sasitë e energjisë që KESH-i po depoziton në Kosovë në këtë periudhë, e cila po karakterizohet nga një mot i lagësht, do të rimerren në muajin gusht, ka sqaruar për mediat drejtori i Divizionit të Prodhimit të Energjisë në KESH, Muharrem Stojku. Deri tani, përgjatë një muaji, KESH-i ka depozituar në Kosovë sasinë prej 45 milionë kw/h. Por në muajin gusht, sipas Stojkut, do të rritet me 15 për qind më shumë sasia e depozituar, sipas marrëveshjes së bërë mes KESH-it dhe KEK-ut. Shqipëria po depoziton aktualisht në Kosovë 1.5 milionë kw/h në ditë energji elektrike, por me tarifa të ndryshme sipas pikut (ditë dhe natë). Në bazë të marrëveshjes së KESH-it dhe KEK-ut, tarifat më të larta janë gjatë ditës nga ora 60:00-22:00, ndërsa më të ulëtat gjatë natës nga 22:00-60:00, dhe si pasojë, energjia që do të rimerret në muajin gusht, do të jetë më e madhe nga sasia e depozituar tani në Kosovë. Të dyja kompanitë elektroenergjetike të Shqipërisë dhe Kosovës kanë vendosur raporte për shkëmbimin e energjisë elektrike, pasi përfitimet janë të dyanshme, nisur nga fakti se prodhimi i energjisë bëhet me dy burime të ndryshme, hidro dhe termo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›