E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëri-Kosovë, patrullë të përbashkët për kontrollin e akseve rrugore

Morinë, 16 qershor, NOA - Policia shqiptare dhe ajo e Kosovës do të patrullojnë së bashku në të gjitha akset kryesore rrugore gjatë sezonit turistik.

Memorandumi i nënshkruar mes përfaqësuesve të ministrive dhe policisë së dy vendeve u nënshkrua sot në Morinë. Bashkëpunimi i efektivave policorë do të jetë i vlefshëm deri më 15 Shtator 2010.

Të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit kanë qenë drejtorët e përgjithshëm të policive të Shqipërisë dhe Kosovës, në prani të ministrave të Brendshëm Basha dhe Rexhepi.

Ministri i Brendshëm Lulzim Basha, u shpreh se kjo marrëveshjeje do të ofrojë, jo vetëm një kontroll më të mirë të sigurisë rrugore dhe ulje të rrezikut në trafikun rrugor, por edhe një shërbim më cilësor për qytetarët.

Kjo marrëveshje do të përmirësojë më tej cilësinë e shërbimit, do të përmirësojë më tej transparencën e këtij shërbimi duke ulur në minimum ankesat e qytetarëve dhe duke shtuar në maksimum sigurinë e lëvizjes së tyre dhe kënaqësinë e pranisë së tyre gjatë sezonit turistik në territorin e Republikë së Shqipërisë, tha Basha.

Ndërsa ministri i Brendshëm i Kosovës Bajram Rexhepi, u shpreh se duke bashkërenduar shërbimet do të rritet parandalimi i incidenteve rrugore dhe do të ketë një siguri më të madhe në akset që lidhin dy vendet.

Patrullimet e përbashkëta të punonjësve të policisë rrugore të Shqipërisë dhe Kosovës do të organizohen e zbatohen sipas një plani të përbashkët masash dhe do të kryhen me mjetet e Policisë së Shtetit. Patrullimet e përbashkëta të trafikut rrugor nisën sot, menjëherë pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

m.xh/NOA var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›