E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zajmi: Raporti i DASH rikonfirmon vullnetin e qeverisë në luftën ndaj trafikimit

Tiranë, 16 qershor, NOA - Ministria e Brendshme përshëndeti sot raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë mbi trafikimin e qenieve njerëzore, raport që rikonfirmon vullnetin e hekurt të Qeverisë Shqiptare për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore dhe sukseset e arritura gjatë vitit 2009.

Ky raport, sikundër edhe të tjerë nga vende partnere, konfirmojnë rezultatet e qarta dhe të qëndrueshme të ekzekutivit dhe institucioneve të tjera shqiptare në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, theksoi zëvendësministrja e Brendshme, Iva Zajmi.

Deklarata e saj vazhdon më tej me fjalët se raporti vlerëson gjithashtu masat e marra nga qeveria shqiptare për identifikimin, referimin dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit në përputhje me Mekanizmin Kombëtar të Referimit.

Ministria e Brendshme duke përshëndetur vlerësimet e raportit të DASH i bërë publik dy ditë më parë, rikonfirmoi vullnetin e plotë dhe angazhimin maksimal të këtij dikasteri dhe të qeverisë shqiptare për të konsoliduar edhe më tej luftën dhe arritjet kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Rishtas, Ministria e Brendshme shpreh në deklaratën e publikuar, keqardhjen e thellë për interpretimin abuziv të këtij raporti nga kreu i socialistëve, Edi Rama, duke e cilësuar sulmin e Ramës, një vazhdim të agresionit të tij, kundër heqjes së vizave për qytetarët shqiptarë.

Zëvendesministrja, Zajmi përsëriti thirrjen ndaj kryesocialistit Rama, që të heqë dorë nga ky agresion kundër interesave jetike të qytetarëve shqiptarë, siç është liberalizimi i vizave.

mit/NOA var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›