E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëri-Mal i Zi, lëvizja me kartë identiteti

Muriqan, pika kufitare Shqipëri - Mali i Zi

Udhëtarët nga Republika e Shqipërisë mund të kalojnë tashmë drejt Malit të Zi pa nevojën e pasaportës. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme e cila ka firmosur më datë 14 dhjetor të vitit të kaluar një marrëveshje ku parashikohet kalimi i kufirit me fqinjët vetëm me një kartë identiteti.

Marrëveshja e firmosur mes homologëve Edmond Haxhinasto dhe Milan Roçën ka hyrë në fuqi pak ditë më parë ndërsa është bërë në kuadër të lehtësimit të lëvizjes. Kjo erdhi pas propozimit të palës shqiptare në kuadër të së ashtuquajturit Shengen Ballkanik. /A.R/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›