PS të tërheqë kandidatët

16/06/2005 Meta bën ftesë socialistëve të bashkohen me Lëvizjen për Integrim në fushatën elektorale
Kreu i Lsi thirrje Edi Ramës për zonën elektorale 33 në Tiranë
Marilda Bejleri
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka ftuar PS të tërhiqet nga gara elektorale, si dhe ka kërkuar që kryebashkiaku Edi Rama, të mbështesë këtë forcë në fitoren përballë opozitës. Deklarata e Metës ka ardhur pas thirrjeve të bëra nga kryebashkiaku Edi Rama për bashkëpunim të të dy forcave për të fituar zgjedhjet. Meta e ka cilësuar si një shqetësim të krerëve të PS-së rivalizimin e fortë që po u bën LSI dy forcave kryesore në vend. Deklaratat e përsëritura të Ramës për bashkim të PS dhe LSI, Meta i ka cilësuar si diversion politik, që bëhet në prag të humbjes së zgjedhjeve. Kreu i LSI ka sulmuar dhe kandidatin për deputet të PS-së në zonën elektorale numër 33 në kryeqytet, Arben Ahmetaj, duke e akuzuar për blerje të votave të zgjedhësve. Ndërkohë që disa ditë më parë ka qenë vetë Ahmetaj, që i ka bërë thirrje elektoratit të LSI-së dhe kandidatit të kësaj force në këtë zonë që të votojnë për të në 3 korrik.
Ftesa
Kreu i LSI-së iu është përgjigjur thirrjeve të kryebashkiakut Rama për bashkëpunim mes PS-së dhe LSI-së, duke theksuar se “fitorja e LSI-së dhe kandidatëve të saj është e vetmja garanci, që Berisha të mos rikthehet në pushtet. Nëse në PS-së ka shqetësim të sinqertë për ndarjen e votave të së majtës, atëherë e ftojmë të tërheqë kandidatët e tyre, pasi ne e mundim Berishën në të gjithë Shqipërinë”. Meta nuk ka ngurruar të ftojë dhe Ramën që të mbështesë partinë e tij në vend që të mbështesë kandidatët e PS-së. “Rama ka vetëm një shans për fitoren e të majtës në këtë zonë, të mbështesë kandidatin e Lëvizjes Socialiste për Integrim”, tha Meta.
Sulmi
Kryetari i LSI-së ka ripësëritur qëndrimin i partisë së tij se “LSI-ja dhe PS-ja nuk do të kenë asnjë marrëveshje parazgjedhore me asnjë parti në zgjedhjet e 3 korrikut dhe se nuk do të bëhet pjesë e çorbës së madhe të Dushkut, që PS ka iniciuar me qëllim kryesor eliminimin e LSI-së në proporcional“. Duke iu referuar deklaratave të dy figurave kryesore të PS-së, Fatos Nanos dhe Edi Ramës, kundrejt LSI-së, Meta tha se “qëndrimet kontradiktore të lidershipit të PS-së, janë pasoja të çoroditjes politike që ka përfshirë këtë parti. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, pesha politike e të cilit brenda PS-së është aq sa ja lejon kryetari, merr përsipër t’i bëjë thirrje elektoratit të LSI-së, të votojë për përfaqësuesin e PS-së, Arben Ahmetaj, i njohur nga të gjithë si përfaqësues i denjë i monopoleve, pa asnjë lidhje reale me socialistët dhe partinë dhe si një person me integritet tejet të dyshimtë. Humbja e PS-së së Nanos nuk është humbje e të majtës, por e grupimit monopolist që ka kapur shtetin, institucionet dhe ekonominë dhe që është pengesa kryesore për integrimin evropian të vendit“, tha Meta.