Shqipëri-SHBA, vetëm një marrëveshje në fushën e aviacionit civil
Zbardhet studimi për lidhjet ekonomike me vendet e Europës Lindore. Publikohen të dhëna për bashkëpunimin tregtar dhe marrëveshjet e firmosura
Shqipëria ka pasur marrëveshje zyrtare me Uashingtonin vetëm në sektorin e aviacionit civil, ndërsa në fushat e tjera gjithçka ka qenë e mbyllur me perde të hekurt. Ky fakt dhe niveli i bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve gjatë kohës së komunizmit konstatohen në një dokument sekret të datës 1 shkurt 1973, pikërisht në periudhën e zbutjes së tensioneve mes Lindjes dhe Perëndimit. Thuajse të gjitha shtetet e tjera kishin marrëdhënie ekonomike dhe politike, përfshirë edhe shërbimet konsullore, por regjimi “Hoxha” mbajti një qëndrim të palëkundur, duke dhënë vazhdimisht përgjigje negative. Në një dokument të deklasifikuar në qershor të këtij viti jepen të gjitha detajet e raporteve ekonomike mes SHBA-ve dhe Lindjes, përfshirë edhe Rusinë, ndërsa kur flitet për Shqipërinë, kushti i parë dhe i vetëm ishte fillimisht vendosja e marrëdhënieve diplomatike. Kjo nuk ndodhi asnjëherë, deri në fillimin e vitit 1990, pasi dështuan të gjitha përpjekjet e qeverisë amerikane për t’u lidhur me regjimin “Hoxha”. Në informacionin e datës 1 shkurt të vitit 1973, grupi “Ad Hoc” mbi politikat ekonomike në drejtim të Europës Lindore ka paraqitur një situatë të plotë të gjendjes, ku tregohen edhe marrëdhëniet politike që Uashingtoni ka me secilin nga vendet e Lindjes komuniste.
Përgatitja e studimit
Dokumenti thotë se “në Memorandumin e Studimit të Sigurisë Kombëtare dhe të Këshillit për Studimin e Politikave Ekonomike Ndërkombëtare, presidenti kërkoi nga sekretari i Shtetit, i Thesarit, i Mbrojtjes, i Bujqësisë dhe Tregtisë, nga përfaqësuesi special për Bisedimet Tregtare dhe nga drejtori i CIA-s një pamje të përmbledhur të çështjeve të përfshira në normalizimin e marrëdhënieve ekonomike me vendet e Europës Lindore, duke përfshirë të gjitha vendet anëtare të Europës Lindore në Traktatin e Varshavës dhe Jugosllavinë me Shqipërinë”. Në këtë studim është përfshirë edhe Republika Demokratike Gjermane. Të gjitha këto institucione morën pjesë në grupin “Ad Hoc”, të drejtuar nga përfaqësuesi i sekretarit amerikan të Shtetit. Në grupin e punës mori pjesë edhe një prej asistentëve të presidentit amerikan. Studimi doli me disa rekomandime, të cilat janë si më poshtë: “Bisedimet duhet të nisin pa asnjë vonesë me Rumaninë dhe Hungarinë, për të arritur marrëveshjet për praktikat dhe lehtësirat tregtare dhe që të bëhet materializimi i tyre, pasi Kongresi Amerikan ka dhënë miratimin që autoriteti i presidentit të nisë bisedimet. Duke pranuar iniciativën e premtuar për bisedimet e shërbimeve konsullore me Bullgarinë dhe Çekosllovakinë duhet të nisin pa vonesë bisedimet për çështjet financiare dhe tregtare me këto dy vende”. Sipas raportit sekret, “Departamenti i Shtetit dhe i Mbrojtjes mund të preferojnë të nisin fillimisht bisedimet financiare fillimisht dhe të arrijnë në fazën e çështjeve tregtare. Gjithashtu, ata parapëlqejnë që në bisedime të përfshihen edhe marrëveshje për shkëmbimet kulturore dhe shkencore, përfshirë edhe ato ekonomike”. Në lidhje me Gjermaninë Lindore ekspertët amerikanë konstatojnë se duhet të vazhdojnë bisedimet për çështjet ekonomike, por të mos mbyllen pa u vendosur fillimisht lidhjet diplomatike zyrtare.
Dokumenti konstaton se për momentin nuk është e nevojshme që të ketë negociata të rëndësishme me Jugosllavinë për çështjet ekonomike dhe tregtare. Raportet me Poloninë janë vendosur përmes Komisionit Tregtar polako-amerikan.
“Me Shqipërinë nuk rekomandohen bisedime deri pas pranimit të marrëdhënieve diplomatike, i cili nuk duhet të nxitet përpara se të arrijë autoriteti presidencial të negociojë me MFN-në”, - thotë dokumenti sekret. Bisedimet për çështjet ekonomike përfshijnë çështjet e mposhtem lehtësirat e biznesit, arbitrazhi, të drejtat e pronësisë individuale dhe e drejta e autorit, çështjet bregdetare, pjesëmarrja në panairet tregtare në Europën Lindore, eksportet, kreditë dhe takimi i dyfishtë.
Interesat amerikane
Materiali përcakton interesat primare amerikane në zonat e përfshira në këtë studim, të cilat janë si më poshtë: “Interesi politik dhe strategjik në reduktimin e potencialit sovjetik për veprime kundër interesave të SHBA-ve në Europën Lindore dhe në disa raste edhe në zona të tjera: a) në pohimin e bindjes te një pjesë e popujve dhe e qeverive të Europës Lindore se SHBA-të së bashku me aleatët e tyre europiano-perëndimorë, i shohin ata si pjesë të Europës dhe nuk i lënë në sferën e ndikimit dhe përcaktimit të sovranitetit të tyre prej sovjetikëve; b) duke favorizuar evoluimin gradual për më tepër pavarësi të politikës së jashtme nga shtetet në këtë hapësirë, që të arrijnë marrëveshje të cilat nuk rrezikojnë seriozisht stabilitetin; c) duke ushqyer lidhje të forta historike dhe kulturore të SHBA-ve me shumë popuj të kësaj pjese të kontinentit europian.
Duke u ndalur në interesin ekonomik në zhvillimin e marrëdhënieve normale tregtare me shtetet e kësaj hapësire, përmes bashkëpunimit dhe zgjerimit tregtar për të: a) kontribuar në përfitimet tregtare dhe financiare; b) për të mbështetur kontaktet më të ngushta të ekonomive të këtyre vendeve me Perëndimin; c) për të inkurajuar prirjet graduale të shkëputjes së sistemit ekonomik nga ai politik, i cili do të sigurojë më pak kontroll nga Bashkimi Sovjetik. Sipas tyre, kjo do të dobësojë edhe synimet në sferën ushtarake të rusëve në vendet e Lindjes.
Të dhëna për bashkëpunimin
Duke iu referuar të dhënave të bashkëpunimit; Europa Lindore kishte shkëmbime tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vlerën 386 milionë dollarë në vit, por nuk specifikohen detaje për secilin vend. Të dhënat nuk flasin për shkëmbime të drejtpërdrejta apo të tërthorta mes vendit tonë dhe SHBA-ve. Ndërsa me Bashkimin Sovjetik, amerikanët kryenin në vitin 1973 rreth 203 milionë dollarë shkëmbime mes tyre çdo vit. Ekspansionin më të madh drejt Europës Lindore e kishte Bashkimi Sovjetik, i cili kishte rreth 1.5 miliardë dollarë çdo vit. Studimi ndalet edhe në një pasqyrim të saktë të marrëveshjeve të nënshkruara mes SHBA-ve dhe secilit prej vendeve komuniste të Europës Lindore, deri në vitin 1973. Sipas tij, vendi ynë ka një marrëveshje të shkruar vetëm në sektorin e aviacionit civil. Ndërsa në fushat e tjera, gjitha ishte e ndaluar, pasi regjimi i Enver Hoxhës refuzoi në mënyrë të vazhdueshme që të vendoste marrëdhënie diplomatike me qeverinë e Tiranës.
TË DHËNAT E SHKËMBIMEVE TREGTARE
SHBA – Europa Lindore – 386 milionë dollarë
SHBA- Bashkimi Sovjetik – 203 milionë dollarë
Bashkimi Sovjetik – Europa Lindore 1. 444 miliardë dollarë
Europa Lindore – Vendet e OECD-së, - 928 milionë dollarë
(Në këto të dhëna përfshihen edhe Jugosllavia dhe Shqipëria, të grupuara në Europën Lindore)
5 Nentor 2008