E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ka kaluar koha e Maradones tani është e Mesit"

Johan Cruyff, presidenti i nderit te Barcelona, mohoi se stili i lojës së Lionel Messi mund të krahasohet me të tijin, duke theksuar se stili i të luajturit të sulmuesit azulgranas i ngjason shumë me atë të Diego Armando Maradona.

“Nuk gjej asgjë të përbashkët që me krahason me Messit”, – tha Johan Cruyff, një ish-lojtar dhe trajner i Barcelonës. “Nuk ka asgjë të ngjashme”, – theksoi holandezi për gazetën “De Telegraaf” duke komentuar momentin e bujshëm të Messit, sidomos në paraqitjet e tij në ndeshjet kundër Aresnalit (4 gola të shënuar) dhe Real Madrid (1 gol).

Diskutimi mbi të cilin sulmuesi i ri argjentinas është më i mirë se sa Cruyff në epokën e tij mund të ngacmojë e argëtojë shumë analistë të futbollit, por vetë ish-futbollisti holandez tha se nuk ka asgjë të krahasueshme midis tyre. “Jemi dy tipe lojtarësh komplet të ndryshëm”.

“Gjithsesi, – shton Cruyff, – te Messi ka diçka nga Maradona. Veçanërisht në kontrollin e jashtëzakonshëm të topit në hapësira të vogla, çka vjen edhe për shkak të avantazhit nga statura e trupit të tij të vogël.

“çdo kohë ka heronjtë e saj, dhe unë nuk kam bërë një klasifikim për ta kalkuluar atë në mënyre precize”, – theksoi Cruyff. “Pele ishte një hero. Unë gjithashtu. Sot është radha e Messit”, – përfundoi holandezi, i cili ka qenë lojtari i parë që ka mundur të fitojë tri herë “Topin e artë” (1971, 1973 y 1974).

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›