Kërkohet burg përjetë për Besim Karajn

Megjithëse akuza kërkoi burgim maksimal, autori i masakrës së Vidohovës pritet t'i shpëtojë burgimit të përjetshëm.
Gjykata e Korçës pranon zyrtarisht kërkesën e Besim Karajit për gjykim të shkurtuar duke i dhënë kështu mundësinë autorit të tragjedisë së Vidohovës që të përfitojë ulje dënimi.
Vendimi u mor në seancën e radhës të procesit në ngarkim të personit që mesditën e 29 janarit u mori jetën me armë zjarri tre vëllezërve Mulliri në fshatin Vidohovë të Devollit.
Më parë gjatë seancës në ngarkim të Besim Karajit, prokurori i çështjes kërkoi burgim të përjetshëm për autorin e masakrës së Vidohovës.
Edhe séanca e radhës në ngarkim të autorit të vrasjes së trefishtë u zhvillua me dyer të mbylluara dhe u shoqërua me tension.
Besim Karaji, lindur në Thumanë të Krujës dhe banues në Vidohovë të Devollit akuzohet për vrasjen e tre vëllezërve Taulant, Xhilian dhe Etlevan Mulliri. Ngjarja ndodhi mesditën e 29 janarit në fshatin e thellë të Devollit. Siç ka konfirmuar më parë vetë Karaj ai i kreu vrasjet për motive xhelozie; pasi njëri prej tyre kishte lidhje intime me gruan e tij.