Universiteti Mjekësor, një arritje e rëndësishme për Shëndetësinë
>Nga Pirro PRIFTI *
Hapja e Universitetit Mjekësor, e shprehur qartë nga Kryeministri Berisha, aq të kërkuar që në fillimet e viteve 2000 nga disa profesorë e pedagogë të Fakultetit të Mjekësisë, ku një nga iniciatorët kam qenë dhe unë, është një arritje e kësaj maxhorance për disa arsye fondamentale ku më kryesoret janë: Përdorimi më me eficiencë i fondeve dhe buxhetit të cunguar të Fakultetit të Mjekësisë me degët e tij Stomatologjinë, Farmakologjinë dhe Shëndetin Publik, por dhe të Infermierisë, buxhet dhe fonde të dhëna nga Universiteti i Tiranës që prej kohësh e ka përdorur Fakultetin e Mjekësisë dhe të Infermierisë dhe disa individë të tij si oborrin e tij të pasmë dhe oborrtarët e tij servilë e besnikë. E rëndësishme është se në periudhat pas viteve 1990, me vendosen e demokracisë Fakulteti i Mjekësisë si promotori i daljes së kuadrove të rinj, të cilët do të reformonin sistemin shëndetësor ka pasur probleme si në aspektet financiare e buxhetore ashtu dhe në përzgjedhjen e pedagogëve të jashtëm e të brendshëm. Një problem i madh që përbën sot handikapin më të rëndë në atë fakultet është mospasja e fondeve për të rinovuar pjesën kërkimore shkencore si për laboratorët kërkimorë-shkencorë të fakultetit, por as dhe për përgatitjen e specialistëve mjekë pasuniversitare, specializimi i të cilëve shkon deri në katër dhe pesë vite. Një nga hallkat më të prekura dhe difektoze është prishja e zinxhirit të specialistëve sipas brezave gjë që ka shkaktuar një të çarë midis brezit të mjekëve specialistë të vjetër dhe atyre të rinj, kryesisht nga mos pasja e një strategjie të qartë për postuniversitarët e mjekësisë dhe së dyti të fondeve përkatëse që detyrimisht duhet të jenë të mëdha për përgatitjen e tyre. Aq i rëndësishëm është problemi i specializimit pasuniversitar mjekësor sa që lexuesi duhet të përfytyrojë që: Specializantët kirurgë p.sh., i bëjnë praktikat e tyre mësimore të drejtuara tek njerëzit në vend që ti bënin tek kadavrat (që tashmë nuk janë më) apo dhe tek kafshët, për të mos thënë që dhe pajisjet me modele speciale (manekinë specialë), imazheri kompjuterike me të cilën duhet përvetësuar lënda përpara praktikës së drejtuar mësimore, pagesa e pedagogëve për post-universitarët, pagesat e vetë specializantëve, përzgjedhja konkurruese e tyre, (ndoshta që në fakultet) mungojnë. Po për shkak të veçantisë së përgatitjes së kuadrove të lartë mjekësorë si mjekë, mjekë specialistë, nuk janë përfshirë direkt në propozimet e reformimeve të arsimit të lartë universitar, profesional dhe post universitar sipas Deklaratës së Bolonjës kurse specialitetet e tjera mjekësore si farmakologët, stomatologët, infermierët, laborantë të lartë mjekësorë etj, janë të përfshirë në sistemet 3+2 apo 3+1. Është e vërtetë që një nga problemet e rëndësishme të Arsimit të Lartë krahas autonomisë financiare, ka qenë dhe mbetet rritja e cilësisë së mësimdhënies dhe përvetësimi nga ana e studentëve, të materialeve profesionale dhe shkencore me të cilat mësojnë studentët dhe metodat e kontrollit të dijes.
Dihet që ndryshimi disa herë i Ligjit për Arsimin e Lartë, hapja e Universiteteve Private dhe futja e studentëve totalisht në shkollë të lartë nga bankat e shkollave të mesme, realizimi i Curriculave sipas Deklaratës së Bolonjës, ka shënuar një hap përpara në reformimin e këtij Arsimi. Problematika më kryesore vitet e fundit mbetet cilësia e mësimdhënies dhe metodat e sakta të verifikimit të marrjes së dijes nga studentët. Dhe kjo problematikë ka ardhur duke u rënduar dhe pasur mangësi sidomos për shkak të disa faktorëve subjektivë, që tashmë kanë zënë rrënjë e në të cilat janë përfshirë edhe pedagogë e drejtues të Universitetit e këto mangësi janë: Futja e pedagogëve në mënyrë klienteliste sidomos herën e fundit (konkursi shtator 2008) duke anashkaluar dekanët përkatës e duke i zëvendësuar ata me komisione e me drejtues komisionesh jokompetentë; rotacioni i dekanëve në rektorëve dhe anasjelltas sipas zgjedhjeve të fundit duke krijuar një kastë që po drejton universitetet që nga 1994 e që manipulon gjithçka për të mbetur në drejtim; marrja në punë e pedagogëve të rinj pa konkurs e në mënyrë klienteliste në momentet kur krijohen Fakultete apo degë të reja apo kur bëhet ndryshimi i autoriteteve drejtuesve, mangësi në edhe në Ligjin e fundit të Arsimit të Lartë, i cili duhet ndryshuar në disa nene për shkak se Universitetet Publike nuk mund të bëhen pronë private, por mund të kenë vetëm autonomi financiare. Ndoshta do të ishte me vend që rektorët të emërohen e jo të zgjidhen se aty qëndron zanafilla e ngatërresave dhe vështirësive të marrëdhënieve Dekanat-Rektorat. Rektori në fakt duhet të përçojë politikat e koalicionit politik fitues e s`ka përse të përzihet në probleme profesionale. Mund të shprehemi që realizimi më sukses i Universitetit të ri Mjekësor të Tiranës është jo vetëm një risi për ne (e jo për botën e cila i thotë Fakultetit të Mjekësisë Shkolla e Medicinës në disa raste), por është një sfidë e në reformë e vërtetë për vetë sistemin shëndetësor. Për vetë pedagogët e Mjekësisë, studentët e mjekësisë, farmacisë, stomatologjisë, infermierisë, laborantët, do të jetë një lehtësim jo vetëm profesional për heqjen e një varësie jo të drejtë e shpesh herë të lodhshme e pa rezultat nga Universiteti i Tiranës, jo vetëm që votat e mjekësisë për zgjedhjet e rektorëve nuk do të realizohen me marrëveshje individësh që shpërblehen më vonë me poste, jo vetëm që nuk do të zgjidhen individë të papërgjegjshëm si autoritete drejtuese, por më e rëndësishmja është se tashmë përzgjedhja e autoriteteve drejtuese të këtij Universiteti Mjekësor Publik do të ndikojë direkt në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies, në daljen e mjekëve të rinj, farmacistëve të rinj, stomatologëve të rinj, infermierëve e laborantëve të rinj më të aftë profesionalisht e më të përgatitur. Rëndësi gjithashtu ka se drejtuesit nuk do të jenë më të panjohur e plot ngatërresa për tu takuar e zgjidhur problemet, por do të jenë njerëz të shëndetësisë që i njohim e na njohin, të nderuar e të respektuar. Universiteti Mjekësor publik do të jetë një hap i madh në drejtim të riafirmimit dhe të njohjes se diplomave mjekësore nga BE dhe në gjithë botën, do të jetë një faktor sigurie dhe shërbese e shërbimi cilësor për pacientët, për popullin. Universiteti Mjekësor publik me të gjitha Fakultetet e tij, do të ketë më në fund një buxhet të vetin për të rritur e përmirësuar më tej kualifikimin shkencor dhe profesional të studentëve dhe më në veçanti atë të kualifikimit shkencoro-profesional të specializantëve mjekë por dhe të degëve të tjera mjekësore të këtij Universiteti duke bërë të mundur që dhe në sistemin tonë shëndetësor të punojnë specialistë të mirëfilltë të përgatitur sipas programeve e standardeve evropiane e të OBSH. Le të shpresojmë që Universiteti pas miratimit nga Këshilli I Ministrave të marrë udhën e tij në dobi të të gjithëve.
*Analist