Nacionalizmi i prangosur i djemve Tepelenës dhe anti-shqiptarizmi i lirë i Ksero-Bollanos
>Nga Përparim HALILI
Ka afro 7 muaj, që dy të rinj nga fshati Toç i Tepelenës, paraqiten çdo 15 ditë përpara gjykatës së rrethit, sepse janë deklaruar dhe kanë reaguar kundër qëndrimeve e veprimeve antishqiptare, të kryebashkiakut të Himarës Vasil Bollano dhe prefektit të Gjirokastrës, Spiro Ksera, të cilët janë pozicionuar dhe po kontribuojnë intensivisht e hapur, në mbështetje të interesave anti-shqiptare, në bashkëveprim me qarqet shoviniste e ultranacionaliste zyrtare greke. Na duket krejt absurde, që dy shqiptarë, gjykohen nga një gjykatë shqiptare për tu dënuar, sepse kërkojnë të mbrojnë interesat kombëtare të kombit dhe vendit të tyre, Shqipërisë. Po mënyrë kaq absurde, kjo gjykatë shqiptare nuk po çon në sallën e gjyqit, dy drejtuesit e shtetit, të cilët kryejnë veprimtari anti-Kushtetuese, konkretisht prefektin e Gjirokastrës Spiro Ksera dhe kreybashkiakun e Himarës Vasil Bollano! Ndërkohë, dy djemtë nga Tepelena, të cilësuar nacionalistë (që na fakt duhen përshëndetur që janë të tillë) merren edhe forcërisht për tu gjykuar. Shkaku: Kanë reaguar kundër politikave shoviniste greke deri me synime aneksimesh territoriale kundër Shqipërisë, veprimtari kjo, që ka për autor një organizatë shoviniste greke me prezencë aktive anti-shqiptare në shoqërinë, politikën, administratën e lartë shtetërore dhe në Kuvendin e Shqipërisë.
Dy djemtë tepelenas nga fshati Toç, pra dy nacionalistët shqiptarë Orgen Hasanbegaj dhe Luan Halili (autori i shkrimit nuk ka asnjë lidhje fisnore), janë vënë në bankën e drejtësisë shqiptare, në pritje për tu prangosur. Motivi i këtij gjyqi anti-shqiptar, që zhvillohet në kullën e drejtësisë shqiptare, nuk ka lidhje me sulmin e të rinjve ndaj territoreve greke, as me thirrjet e tyre për qëndrime anti-kombëtae greke, por vetëm me kontributin e tyre të vullnetshëm e patriotik në mbrojtje të interesave kombëtare shqiptare. Dhe ky qëndrim, mendojmë se është tepër dinjitoz, madje në atë përmasë e përmbajtje, sa dy djemtë shqiptarë, jo vetëm nuk duheshin çuar në sallën e gjyqit, as të kërcënoheshin me prangosje. Përkundrazi duhen nderuar, madje duhen dekoruar prej Shtetit Shqiptar për kontribut të shquar në shërbim të mbrojtjes së interesave kombëtare. Ashtu siç duhej dhe duhet, që Ksera e Bollano, dy kamikazët pro-grek, të dënohen për veprimtari anti-shqiptare, nëpërmjet përdorjes së pushtetit që kanë.
Dy të rinjtë nga Toçi, kanë denoncuar publikisht prefektin Ksera për pjesëmarrje zyrtare në petkun e prefektit të Gjirokastrës në festën e Konicës në Greqi, ku është kërkuar hapur aneksimi i trojeve shqiptare, qëndrim që është duartrokitur e madje është nënshkruar edhe prej prefektit (anti)shqiptar Ksera. Ndërsa kryebashkiaku i Himarës, Bollano është denoncuar për veprimtari publike dhe zyrtare anti-shqiptare, madje edhe si iniciator e organizator i lëvizjes për marrjen e Vorio-Epirit. Veprimtaria e Bollanos është e njohur si veprimtari anti-shqiptare jo vetëm brenda Himarës, si me hapje shkollash të paligjshme greke, me dhënie tapish greke për pronat në Himarë, me tubime ultra-nacionaliste pro-greke për ta shpallur Himarën tokë dhe popullsi greke. Këtë Bollano e Ksera e kanë bërë dhe në krejt Jugun e Shqipërisë, me veprimtari politike të shoqatës Omonia. Të dy këtyre anti-shqiptarëve, të cilëve shteti dhe qeveria shqiptare u ka dhënë poste lokale qeverisëse të larta, nuk u flet asnjë institucion kushtetues me gojë, nuk i pengon. Madje në shumë raste deputetë, ministra e drejtues të niveleve të tjera të shtetit shqiptar, kanë shkuar në aktivitetet e tyre anti-shqiptare, kanë trokitur gotat dhe kanë puthur Bollanon, Kserën, Janullatosin, deputetët, politikanët e madje edhe aktivistët e brigadave shoviniste greke të ardhura me autobusë në Himarë e Gjirokastër, të cilët kanë djegur flamurin dhe simbolet kombëtare të shtetit shqiptar, po në sy të shtetit shqiptar, nën heshtjen dhe miratimiin e tij të plotë. Ndërsa dy djemtë shqiptarë nga Tepelena, përballë këtij anti-shqiptarizmi grek kanë dalë publikisht të nxitur nga ndjenja e tyre kombëtare dhe kanë thënë: "Shqipëria është e shqiptarëve", Ksera e Bollano, mos cënoni interesat kombëtare shqiptare, mos punoni kundër tyre si dhe "Shqipëria nuk është Greqi".
Tre kujtesa krejt normale kanë bërë ata, në favor të interesave kombëtare të vendit të tyre. Dhe kanë 7 muaj që gjykohen në mënyrë spektakolare e të vrazhdë, sikur të kenë zhvilluar veprimtari anti-kombëtare e anti-kushtetuese shqiptare. Ndërsa Vasil Bollano dhe Spiro Ksera kanë mbi tre vjet , që në mënyrë aktive e të hapur, po ushtrojnë praktikisht veprimtari të tillë në dispozicion dhe në shërbim të shovinizmit anti-shqiptar grek. Prefekti Ksera, në takimet publike në Greqi, por dhe në Shqipëri e konsideron veten prefekt i zonës greke të Epirit, në zyrë mbanë flamurin kombëtar Grek, komunikon greqisht edhe në mbledhjet e prefekturës e në aktivitet publike zyrtare. Merr pjesë rregullisht me kontribute anti-shqiptare pro politikave shoviniste të qarqeve greke, që aplikohen dhe zbatohen në shtetin grek dhe në jug të Shqipërisë! Po kështu dhe Bollano. Kjo është absurde.
Nëse dy djemtë nacionalistë nga Tepelena, do ta mbanin këtë qëndrim, pra do ti kishin hedhur parullat në Greqi, ata siç dihet, ose do të ishin therur me thika prej ultra-nacionalistëve grekë, ose do të kalbeshin në burg prej shtetit grek, për veprimtari anti-greke. Me këtë qëndrim, ata po përballen edhe në Shqipëri, në vendin ku kanë reaguar në favor të interesave kombëtare shqiptare, duke denoncuar me fakte dy zyrtarët anti-shqiptarë, të cilët kanë dhënë prova të plota që vazhdojnë të jenë pjesë aktive e veprimtarisë shoviniste greke në territorin dhe administratën e shtetit shqiptar. Dhe nuk tirren nga drejtësia, apo nga kreu i shtetit e i pushtetit. Ndërsa gjyqi ndaj dy djemve të guximshëm, është hapur e p vazhdon, si shfaqje banale, sepse dikujt I intereson të bëhet e të stërzgjatet, madje edhe të dënohen dy djemtë që folën kundër Bollanos e Kserës. Ata po gjykohen, sepse quhen nacionalistë shqiptarë. Shtrohen pyetjet: Po vallë, si duhet të deklarohen: Nacionalistë anti-shqiptarë e pro-grekë? . Apo duhet të heshtin dhe të shërbejnë si Ksera e Bollano? Ne nuk e dimë se kush bënë litar këtë gjyq shqiptar pro interesave të dukshme e të pandalshme shoviniste greke kundër dy pro-shqiptarëve. Por dimë faktin, që në gjuhën shqipe dhe në gjithë gjuhët e botës fjala nacionalist përkthehet kombëtar. Dy nacionalistët nga Tepelena në këtë kuptim e kanë mbajtur këtë qëndrim. Në këtë pozicion kanë reaguar përballë diversionit anti-shqiptar të Kserës, Bollanos e gjithë qarqeve shoviniste greke. Ata kanë manifestuar me reagim krejt normal në mbrojtje të vendit të tyre, kanë denoncuar aktivitetin anti-kushtetues të dy personave zyrtarë e politikë, të cilët po veprojnë kundër këtyre interesave, që po përdhosen dhe po rrezikohen realisht. Ky rrezik grek, nuk ka nevojë për komente sepse është evident dhe veprues.
Po kujtojmë disa qëndrime që janë pjesë e këtij rreziku grek anti-shqiptar: Janë detyruar mbi 600 mijë emigrantë shqiptarë që të ndryshojnë emrat dhe kombësinë, madje dhe fëmijët e tyre të që lindin atje, ndalohen të regjistrohen në regjistrin e gjendjes civile shqiptare, por në atë grek, duke synuar me këtë skemë, çkombëtarizimin shqiptar, skemë me të cilën duket qartazi, se ka rënë dakord dhe shteti shqiptar. Në Shqipëri është dominues vetëm sistemi bankar grek, ekonomia greke, tregu grek, importet greke, shkollat dhe institucionet kulturore greke, kisha autoqefale greke. Jugu është dubluar me emërtesa qytetesh rrugësh e institucionesh në gjuhën greke. Madje në disa zona, nuk lejohet përdorimi i simboleve zyrtare e kombëtare shqiptare. Në këtë vijë qëndrimi anti-shqiptar grek nuk është vetëm qëndrimi i Bollanos, por dhe i shtetit shqiptar, i cili nuk po ndalet të veprojë. Përkundrazi, çon në pranga edhe ata pak shqiptarë nacionalistë të cilët guxojnë të reagojnë qoftë edhe me një denoncim publik, atje në kodrat dhe malet e fshatit ku jetojnë e punojnë.
Këta nacionalistë që po mbrojnë trojet e mbetura shqiptare nga aneksimi greko-serb, që po nderojnë flamurin dhe di