Përkujtohen dëshmorët Malaj dhe Konushevci
Me rastin e 11-vjetorit të rënies së dëshmorëve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj, Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, tha se kjo ditë përkujton edhe një herë se sa e dhimbshme, e njëkohësisht sa e rëndë e sa e vështirë ka qenë përpjekja dhe lufta e gjatë për liri e popullit të Kosovës. Sipas tij, pikërisht kjo përpjekje dhe luftë e vazhdueshme, në situatën e rëndë të shtypjes e të vuajtjeve në shekullin që lamë pas, ka qenë pika që ka bashkuar të gjithë shqiptarët e Kosovës. "Me besimin e plotë te liria dhe e drejta e popullit shqiptar të Kosovës për të qenë zot në shtetin e vet, atdheut iu bënë fli shumë burra të mëdhenj. Lufta e fundit futi në këtë radhë edhe luftëtarin e madh e strategun Ilir Konushevci dhe mjekun trim nga Tropoja, Hazir Malaj, të cilët u shfaqën ndër figurat më të mëdha të kësaj lufte, krahas Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Agim Ramadanit, Sali Çekajt e shumë e shumë të tjerëve", ka thënë Presidenti Sejdiu.
Vitin e kaluar, në dhjetëvjetorin e rënies së Heroit të Kosovës, Ilir Konushevci dhe dr. Hazir Malajt, Kosova kishte pak muaj që kishte shpallur pavarësinë e saj dhe ishte njohur e pranuar si shtet nga fuqitë më të mëdha, shtetet më me ndikim në botë. "Muajin e ardhshëm do të shënojmë edhe njëvjetorin e hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, një datë kjo shumë e rëndësishme në historinë e re të Republikës së Kosovës, pasi nga 15 qershori 2008, Kosova qeveriset me ligjet e saja, që e kanë bazën në Kushtetutën e vendit, dokument që përmbledh në vete aspiratat e popullit të Kosovës dhe vullnetin e tij politik", ka shtuar Sejdiu. Ai ka thënë se projekti drejt integrimeve është në vrullin e zhvillimit. Sipas tij, rruga Durrës-Prishtinë është një ide e hedhur me kohë nga Presidenti Ibrahim Rugova dhe e përkrahur e zhvilluar nga institucionet e Shqipërisë. "Lirisht mund të them se një ëndërr gjithëshqiptare po bëhet realitet. Po shkurtohen udhët e gjata dhe orët e tëra të udhëtimeve, ndërsa me Portin e Shëngjinit, që qeveria e Shqipërisë e ka vënë në dispozicion të Kosovës, zhvillimi i gjithmbarshëm i shtetit tonë do të njohë të tjera trende", ka shtuar Presidenti Sejdiu. Ilir Konushevci ka lindur më 20 qershor të vitit 1969 në fshatin Llugë të Podujevës. Është vrarë pabesisht më 9 maj të vitit 1998, në Bajram Curri të Shqipërisë, në krye të detyrës.