Shqipëria U-17 zhgënjen në miqësore me Kosovën
Xhemal Mustedanagi deklaron: Kjo është ndeshja më e dobët që kam parë qysh kur kam marrë detyrën
Shqipëri Kosovë 1-1
Shënues: Çema 80 / Mutri 40 (11-m)
Shqipëria: Teqja, Jonuzi, Syku, Marku, Aliu, Hoxhallari, Çekiçi, Kalaja, Ramadani, Murati, Bardhi (u aktivizuan: Hoxha, Bunjaku, Horanlli, Bojaj, Vatnikaj, Hakrama, Sinani, Dodaj, Çema, Gjonikaj). Trajner: Xhemal Mustedanagiç.
Kosova: Hajdini, Curri, Mutri, Pira, Pllana, Ahmeti, Gavazaj, Bardhi, Zabërgja, Shabani, Rusinovci (u aktivizuan: Muqiqi, Humolli, Gashi, Osmani, Dulahi, Feka, Sejdiu). Trajner: Besnik Kollari
Kartonë të verdhë: Marku, Hoxhallari / Gavazaj
Gjyqtarë: M. Masha, N. Bregasi, M. Domi
Edhe takimi i tretë miqësor i zhvilluar mes përfaqësueses së Shqipërisë dhe Kosovës ka përfunduar në barazim, me shifrat 1-1. Ndeshja e luajtur dje në Qemal Stafa kishte si qëllim provimin e sa më shumë lojtarëve në kuadër të përgatitjeve për Raundin Elitë (Shqipëria U-17 është kualifikuar), që do të luhet në pranverë.
Më shumë se rezultati 1-1, trajnerin e Shqipërisë, Xhemal Mustedanagiç, e ka mërzitur loja e skuadrës, e cila ishte shumë larg nivelit të treguar në eliminatoret e europianit, që u zhvillua në Estoni. Përfaqësuesja e Kosovës u fut në fushë më e motivuar, duke u shfaqur më e rrezikshme para portës, ndërsa futbollistët e Shqipërisë nuk dhanë atë që pritej. Në fund të pjesës së parë, pas një krosimi nga e majta e sulmit të Kosovës, Jonuzi prek topin më dorë, që për kryesorin Masha është 11-metërsh. Godet saktë nga pika e bardhë Mutri dhe 1-0.
Në pjesën e dytë Xhemo hedh në fushë 16-vjeçarin Astrit Bunjaku (lojtar i Bazelit), debutimi i të cilit pritej më shumë interes. Ky lojtar, me të dhëna shumë të mira teknike, u shfaq më shumë se çduhej individualist, duke mos bashkëpunuar në disa raste me shokët e skuadrës. Gjatë 40-minutëshit të dytë Shqipëria bën shumë ndërrime, për tu dhënë mundësinë edhe futbollistëve të stolit.
Nga ana tjetër, përfaqësuesja e Kosovës i kryen ndërrimet vetëm në 2-3 minutat e fundit. Goli i barazimit u shënua në minutën e fundit me kokë nga Çema. Kjo është ndeshja më e dobët që ka zhvilluar deri në këtë moment skuadra ime. Sigurisht, kemi provuar shumë lojtarë të rinj, por edhe skema të reja. Doja të provoja skemën me 3 mbrojtës, por me atë që pashë, duhet të heq dorë përfundimisht. Duhet të punojmë shumë dhe të përmirësohemi më tepër deri në prag të ndeshjeve të Turit Elitë, u shpreh Xhemal Mustedanagiç, trajneri i Shqipërisë.
Vendimet e Disiplinës
- Përmeti, për hedhje sendesh të forta në fushë me pasojë ndërprerjen e ndeshjes, dënohet 5 ndeshje pa spektatorë.
- Lojtari i Përmetit, Genci Kruti, për goditje të zyrtarit të ndeshjes, dënohet 12 muaj pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Përmetit, Andi Brahimaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Egnatias, Alban Dushi, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes,
dënohet 6 ndeshje pezullim.
- Trajneri i Butrintit U-17, Adriatik Faslliu, për fyerje dhe ofendim të lojtarit dhe trajnerit kundërshtar në ndeshjen me Olimpikun, dënohet 10 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Tomorit U-17, Xhejms Mollaj, për ofendim ndaj zyrtarit të ndeshjes dhe sjellje josportive, dënohet 6 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Vlorës U-17, Edelion Bazaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, dënohet 6 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Tomorit U-17, Klaudio Çela, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, dënohet 6 gjashtë ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Ekipet e Luftëtarit U-17 dhe U-19, për mosparaqitje në ndeshjet respektive me Gramshin, i humbasin ndeshjet në tavolinë me rezultatin 3-0.
- Ekipi i Shkumbinit U-19, për mosparaqitje në ndeshjen me Flamurtarit U-19, e humbet në tavolinë me rezultatin 3-0.
- Pranimin e kërkesës së lojtarit të Flamurtarit U-17, Santiago Dalipaj. Pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit.
- Korrigjimin e vendimit të komisionit të disiplinës datë 09.10.2011, pika 15. Dënimi i dhënë ekipit U-17 të Laçit i kalon ekipit U-19 të Laçit.
- Pranimin e ankesës së Butrintit U-17. Pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur nga sektori i garave, vendosi që Butrinti U-17 e fiton ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 me Apoloninë.
