Shqipëria ngre barriera tregtare me Kosovën, i heq me Serbinë

Një pjesë e fermerëve kosovarë deklarojnë për gazetën “Zëri” se këtë vit ata kanë humbur 30-40 për qind të tregut në Shqipëri, duke pësuar një goditje të rëndë për ekonominë e tyre.
Një kilogram patate në tregun e Kosovës shitet 12-15 centë, ndërkohë që doganat shqiptare e vlerësojnë me 28 centë dhe e ngarkojnë me 20 për qind obligime doganore. Fermerët shprehen se Kosova eksporton rreth 50 mijë tonë patate, për të cilat është dashur të gjenden edhe tregje të tjera, veç Shqipërisë.
Në kohën kur prodhuesit kosovarë ankohen për diskriminim nga autoritetet e Shqipërisë, këto të fundit kanë arritur një marrëveshje reciproke me Serbinë për heqjen e taksës doganore për të gjitha produktet bujqësore.
Zëvendësministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës së Shqipërisë, Eno Bozdo, thotë se "me anë të kësaj marrëveshjeje synohet të rriten më shumë shkëmbimet tregtare mes dy vendeve. Kjo masë është pjesë e marrëveshjes tregtare CEFTA, për krijimin e një tregu të përbashkët me vendet e rajonit".
Sipas Bozdos, qëllimi i këtyre marrëveshjeve është krijimi i një tregu të përbashkët ekonomik për tërheqjen e më shumë investimeve të huaja, pasi vendet e rajonit janë të penalizuara nga hapësirat e vogla që ofrojnë si të vetme.
Por, pas arritjes së marrëveshjes me Serbinë për heqjen e taksës doganore, prodhimet kosovare pritet të dalin shumë më të shtrenjta në tregun e Shqipërisë.
Për përfaqësuesit e komunitetit kosovar të biznesit, prodhimet kosovare përpos që po ballafaqohen me embargo tregtare nga Serbia dhe Bosnja, aktualisht kanë vështirësi të depërtojnë edhe në tregun e Shqipërisë.
“Këto vështirësi që po hasin prodhimet kosovare për të depërtuar në tregun e Shqipërisë nuk janë të përshtatshme për një popull, i cili po e humb besimin edhe karshi institucioneve evropiane”, shprehet për “Zërin” kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu.
Sipas tij, me favorizimin e prodhimeve serbe do të ndodhë, siç thotë ai, edhe një okupim ekonomik i Shqipërisë nga Serbia, ashtu siç ka ndodhur me Kosovën.
“Serbia shumë shpejt do të okupojë ekonomikisht edhe Shqipërinë, ashtu siç ka okupuar Kosovën”, pohon Gërxhaliu, duke shtuar se autoritetet e Shqipërisë nuk duhet ta shohin Kosovën si një fshat mes tyre dhe Serbisë, por si një shtet të pavarur.
Për të zgjidhur këto probleme të prodhuesve kosovarë, Gërxhaliu thotë se ka pasur takime edhe me ministrat e Qeverisë së Shqipërisë, me Ridvan Boden dhe Genc Rulin, por, sipas tij, deri më tani nuk ka ndodhur asnjë lëvizje pozitive në këtë drejtim.
Autoritetet e Shqipërisë i arsyetojnë taksat e larta doganore ndaj prodhimeve kosovare, duke thënë se Kosova ka hyrë më vonë në marrëveshjen CEFTA dhe se duhen vite që të arrihet eliminimi i tarifave. /Start/
2011-05-25 13:49