Shqipëria cakton guvernatorë në institucionet ndërkombëtare financiare
Në mbështetje të Ligjit nr. 7515, datë 01.10.1991, “Për anëtarësinë e Republikës së Shqipërisë në Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, Korporatën Financiare Ndërkombëtare, Shoqatën e Zhvillimit Ndërkombëtar, Agjencinë e Garantimit të Investimeve Shumëpalëshe dhe në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Konflikteve në Investimet”, të Ligjit nr. 7525, datë 3.12.1991, “Për anëtarësinë e Republikës së Shqipërisë në Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim”, të Ligjit nr. 8412, datë 1.10.1998, “Për ratifikimin e kartës së Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi” dhe të Ligjit nr. 9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave vendosi dje caktimin e ministrit të Financave, guvernator të Republikës së Shqipërisë, pranë Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim. U vendos gjithashtu caktimi i zëvendësguvernatorit të BSH-së si zëvendësguvernator i Republikës së Shqipërisë pranë BRZH-it, caktimi i guvernatorit të BSH-së si guvernator i Republikës së Shqipërisë pranë FMN-së, caktimi i zëvendësministrit të Financave si zëvendësguvernator i Republikës së Shqipërisë pranë FMN-së, caktimi i guvernatorit të BSH-së guvernator i Republikës së Shqipërisë pranë Agjencisë së Garantimit të Investimeve Shumëpalëshe, caktimi i zëvendësministrit të Financave zëvendësguvernator i Republikës së Shqipërisë pranë Agjencisë së Garantimit të Investimeve Shumëpalëshe, caktimi i zëvendësministrit të Financave guvernator i Republikës së Shqipërisë pranë Bankës Islamike të Zhvillimit, caktimin e zëvendësministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës zëvendësguvernator i Republikës së Shqipërisë pranë Bankës Islamike të Zhvillimit. Në mbledhje u vendos edhe për caktimin e ministrit të Financave guvernator të Republikës së Shqipërisë pranë BERZH-it, caktimin e zëvendësministrit të Financave zëvendësguvernator të Republikës së Shqipërisë, pranë BERZH-it, caktimin e ministrit të Financave guvernator të Republikës së Shqipërisë pranë Fondit Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë (IFAD), caktimin e zëvendësministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, zëvendësguvernator të Republikës së Shqipërisë pranë Fondit Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë (IFAD), si dhe caktimin e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Këshillin e Europës, përfaqësues të Republikës së Shqipërisë, pranë bordit drejtues të Bankës për Zhvillim të Këshillit të Europës (CEB).
14 Shkurt 2008