E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria, çmim ekselence për prokurimin elektronik



Sistemi i prokurimit 100 për qind elektronik i aplikuar në vendin tonë, është vlerësuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, duke i akorduar Shqipërisë çmimin e ekselencës. Dje zëdhënësja e Qeverisë, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, përshëndeti këtë vendim, duke dhënë edhe detajet. "Organizata e Kombeve të Bashkuara i akordon Agjencisë së Prokurimeve Publike të Shqipërisë çmimin e ekselencës. Agjencia Shqiptare e Prokurimeve Publike renditet përkrah 15 institucioneve në mbarë botën, që merr çmimin për shërbime publike të shkëlqyera për vitin 2010", u shpreh Bregu. Ajo theksoi se Shqipëria renditet e dyta pas Gjermanisë në grupimin e vendeve të Evropës dhe Amerikës së Veriut për përmirësimin e transparencës, llogaridhënies dhe efikasitetit të shërbimeve publike. "Ky vlerësim vjen si rezultat i reformave të fuqishme të ndërmarra nga Qeveria shqiptare", theksoi ministrja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›