E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, Presidenti takon Ramën Topi: Biseduam për situatën politike



Kriza politike dhe divergjencat mes maxhorancës dhe opo-zitës kanë kthyer sërish takimet mes krerëve politikë në vend. Pak ditë pas darkës së Strasburgut, kur klasës politike iu la një afat prej dy javësh për të gjetur mënyrën e hetimit të zgjedhjeve, Presidenti Bamir Topi pret në një takim në zyrën e tij kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, me kërkesë të këtij të fundit. Biseda mes tyre zgjati rreth 1 orë e 40 minuta, por zyrtarisht nga asnjëra prej palëve nuk japin detaje rreth çështjeve konkrete që janë biseduar. Zyra e shtypit e kreut të shtetit bën të ditur vetëm që në takimin mes Topit e Ramës u bisedua mbi zhvillimet e fundit politike. “Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, priti sot me kërkesën e tij Kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama. Situata më e fundit politike në vend ishte temë kryesore e bisedës kokë më kokë të zhvilluar në zyrën e Kryetarit të Shtetit”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›