E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria dërgon kontigjentin e 20 paqeruajtës në Afganistan

Shqipëria do të dërgojë kontingjentin e 20-të të paqeruajtës në Afganistan në kuadër të misionit të NATO-s. Ministri i Mbrojtjes Arben Imami  në fjalën e mbajtur në ceremoninë e organizuar me këtë rast në Akademinë e Policisë Ushtarake u shpreh se aftësia për të dërguar kontingjente përkraha aleatëve tregon maturimin e ushtrisë.

Rezultat është edhe gati trefishimi i pjesëmarrjes sonë në operacione të kësaj natyre. Sot jemi krenar për traditën e krijuar dhe përvojën e fituar, u shpreh ministri.

Dy muaj më parë, Shqipëria shënoi viktimën e parë në radhët e forcave të saj ushtarake që prej anëtarësimit në NATO. Feti Vogli, i shpallur Dëshmorë i Atdheut, u vra me 20 shkurt ndërsa Aleksandër Peçi mbeti i plagosur. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›