Të gjithë treguesit evidentojnë epërsinë e PD-së ndaj PS-së
Përfundimi i zgjedhjeve vendoreve të 8 majit
Rezultatet e dala në përfundim të zgjedhjeve të 8 majit, regjistruan edhe një tjetër tregues, që tregon epërsinë e dukshme të PD-së. Nga përllogaritjet e reja, por edhe nga analiza e shifrave, shihet se, më e favorizuar nga ky rotacion duket se është Partia Demokratike, e cila ka ngushtuar dukshëm diferencën e rezultatit me socialistët edhe në njësitë vendore që ka humbur. Duke iu referuar rezultateve të zgjedhjeve të kaluara, në vitin 2007, vërehet se , PS-ja fitoi Bashkinë e Vlorës me 6097 vota diferencë, ndërsa në vitin 2011, kjo diferencë u ul në 5429 vota. Edhe Korça është rast tipik i lëvizjes së votave, ku diferenca mes demokratëve dhe socialistëve ka zbritur me 1 mijë vota. Në qarkun e Kukësit, demokratët më 8 maj fituan 1500 vota më shumë sesa në vitin 2007. Shkodra ka sjellë rezultat të ri për demokratët në zgjedhjet e fundit , ku në 2007-ën demokratët fitonin me 5 mijë vota më shumë se socialistët, më 8 maj, demokratët kaluan në epërsi me mbi 9 mijë vota. Tirana është një shembull tjetër pozitiv për demokratët, ku PD-ja ka shembur distancën me mbi 22 mijë vota, duke fituar ngushtë Bashkinë më të madhe të vendit me 81 vota diferencë.
...