Lame: Asambleja si teatër
Anëtari i Asamblesë Kombëtare, Artan Lame e krahasoi Asamblenë Kombëtare Socialiste si një teatër, ku çdo vendim që merret aty është paravendosur nga kryetari i PS-së. “Nuk kuptoj një gjë, këtu luhet teatër apo kemi të bëjmë me institucione, sepse kur i takoj anëtarët e Asamblesë veç e veç më thonë që nuk dimë gjë se ç’po bëhet, i di kryetari. Kur mblidhet Asambleja, të gjithë veshin kostumet dhe kollaret dhe bëjnë sikur diskutojnë dhe vendosin. Nuk e kuptoj se me kë tallemi, me veten tonë?! Nëse tallemi me veten tonë, ma thoni dhe mua të jem i qartë. Nëse është kështu le t’ia lemë kryetarit të vendosë për të gjitha siç po bëhet edhe tani”, është shprehur Lame.