E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 janari gjykata pyet dy deshmitare

Gjykata e Tiranës ka dëgjuar dy dëshmitarë të thirrur për të dëshmuar mbi ngjarjen e 21 janarit ku të akuzuar janë Ish-shefi i Gardës së republikës Ndrea Prendi, gardisti Agim Llupo dhe shoferi i Prendit, Margarit Kume. Erald Bisha i plagosur dhe Zyhdi Dajti ish-shef i policisë bashkiake ishin dëshmitarët e thirrur nga organi I akuzës. Erald Bisha sipas dëshmisë së tij nuk ka arritur të kuptonte se nga vinin të shtënat e armëve dhe po ashtu nuk e dinte kush e kishte qëlluar. Ndërkohë ish-shefi I policisë bashkiake ka deklaruar së ai e kishte njohur Llupon nëpërmjet televizorit dhe se kur ishte në vendngjarje nuk kishte arritur të dallontë fytyrën e asnjë gardisti pasi kishin maska. Avokati genc Gjokutaj e ka kundërshtuar dëshminë e ish-shefit të policisë bashkiake pasi sipas tij dëshmitari nuk kishte thënë të vërtetën dhe se të gjitha faktet dhe thëniet e tij binin në kundërsht8im me njëra tjetrën. Për më tepër tha Gjokutaj dëshmitari nuk e ka sensing e kohës për mënyrën se si ka rjedhur ngjarja. Gjykata e e ka pranuar kërkesën e avokatit të Prendit dhe u shpreh se do ta marrë në konsideratë. Seanca e radhës u caktua më 4 korrik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›