E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria dhe Pulia, një përballje ikonash

Në Bari të Italisë, deri në fund të muajit tetor, do të qëndrojë e hapur një ekspozitë e veçantë, e cila vendos përballë njëra- tjetrës Shqipërinë dhe Pulian, nëpërmjet artit të imazheve të shenjta. Duke qenë se janë dy toka që preken prej të njëjtit det ekspozita është titulluar "Shenjtët në Adriatik". Ajo vjen si një përmbledhje e rreth 70 ikonave që dëshmojnë qarkullimin e ikonografisë, duke nisur nga shekulli XV deri në shekullin XIX. Do të ekspozohen sidomos ikonat post bizantine të muzeve shqiptare të Beratit dhe Korçës, së bashku me një bërthamë të vogël ikonash të Pulias të karakterit bizantin, fryt i lidhjes kulturore mes Pulias dhe Lindjes. Ekspozita është e ndarë në katër seksione: "Origjina e qarkullimit të ikonave në Adriatik nga shekulli XIII në shekullin XV, "Onufri", "Shkolla e Onufrit" dhe "Qarkullimi i ikonave në Adriatik nga shekulli XVI në shekullin XVIII". Ekspozita e cila po mbahet në Bari, ka lindur si një vazhdimësi e projektit Interreg Itali-Shqipëri.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›