“Shqipëria do të marrë statusin e vendit kandidat brenda vitit të ardhshëm”

Majlinda Bregu, Ministrja e Integrimit
Ministrja e Integrimit Evropian, Majlinda bregu, komentoi dje miratimin e kërkesës për anëtarësim të Shqipërisë si vend kandidat i BE-së. “E konsideron ditën e marrjes së këtij vendimi, si ditën më të rëndësishme për vendin pas hyrjes në NATO, pasi jo thjesht shqyrtohet një kërkesë e cila është bërë në fund të prillit, por tregohet mbështetja që vendet e BE-së tregojnë për Shqipërinë nëpërmjet një vote unanime dhe konfirmohet intensifikimi i marrëdhënieve me BE-në”, u shpreh bregu. Më tej Ministrja e Integrimit bëri ët ditur se e konsideroj pranimin e kësaj kërkese si një vendim politik, për të cilin nuk kishim dyshim që do të ishte pozitiv, por nuk mund të shpreheshim pa u certifikuar zgjedhjet nga ndërkombëtarët dhe pa u vënë vula mbi to, si zgjedhje që plotësuan pjesën më të madhe të standardeve. “Nuk do të ishte marrë ky vendim nga Këshilli, nëse e kundërta do të kishte ndodhur me zgjedhjet. Vota unanime e ministrave të jashtëm të BE-së, është një konfirmim se nuk ka më kthim prapa në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian”, vijoi Bregu.
E pyetur se sa kohë do t’i duhet Shqipërisë të presë për të marrë statusin e vendit kandidat, duke iu referuar edhe deklaratës së djeshme të kryeministrit Berisha, ministrja Bregu bëri të ditur se kjo pritet të ndodhë brenda vitit 2010.
“Ajo që ka rëndësi është cilësia e procesit, pasi në fund të fundit të meritosh anëtarësimin në BE, do të thotë konsolidim i demokracisë në vend dhe shtetit të së drejtës. Qëllimi ynë kryesor është të mos lëmë asnjë ditë bosh për të bërë të mundur marrjen sa më shpejt të statusit të vendit kandidat”.
Përsa i përket radhës së procedurave teknike, ministrja sqaroi mediat se, “Komisionit i duhet rreth 1 muaj kohë të përpilojë pyetjet, pra pyetësori do të mbërrijë brenda muajit dhjetor, ndërkohë që administrate shqiptare do të nisë menjëherë punën për përgjigjet. Pas dorëzimit të përgjigjeve nga qeveria jonë, Komisioni do të vlerësojë informacionin e dhënë. Ky vlerësim pritet të bëhet brenda vitit që vjen”, garantoi Ministrja e Integrimit.
Ministrja Bregu i bëri thirrje sërish opozitës të hyjë në .