Bashkia e Tiranës, kështjella e fundit e korrupsionit në Shqipëri

PD-ja komenton Raportin e TIA-s, për perceptimin e korrupsionit
Abuzimet e Edi Ramës, si kryetar i bashkisë së Tiranës, veçanërisht me lejet e ndërtimit, është shkaktari kryesor i humbjes së Shqipërisë, disa vende në raportin vjetor të perceptimit të korrupsionit.
Duke bërë ët ditur këtë fakt, PD-ja nëpërmjet një deklarate të saj, renditi lejet e ndërtimit të Edi Ramës për Mihal Delijorgjin, për bashkëpunëtorët e tij Alban Eftimi dhe Artan Shkrelin, apo edhe për fatin për dhënien e një leje ndërtimi.
“Transparency International botoi raportin për indeksin e perceptimit të korrupsionit në Shqipëri për vitin 2009. Konstatohet se Shqipëria ka një rënie në krahasim me vitin e kaluar. Informojmë shqiptarët se shkaku kryesor i kësaj rënie qëndron në: Qytezën Rama – Delijorgji me 51 pallate; Në praktikën më korruptive në planet të dhënies së lejeve të ndërtimit nga Bashkia e Tiranës për vitin 2008 ku Rama me Eftimin dhe Shkrelin e vet mori 70 për qind të lejeve të ndërtimit ; Qëndron në procedurën e stërzgjatur dhe tejet korruptive të marrjes së lejeve në Tiranë, për të cilin Edi Rama renditet i 173 në botë me afatin rekord 399 ditë. Këtu qëndron dhe shkaku kryesor i uljes së pikëve mbasi lejet e ndërtimit në vlerësimin e korrupsionit kanë peshën specifike më të lartë se të gjitha proceset e tjera”, bëri të ditur dje PD-ja nëpërmjet një deklarate të saj të shpërndarë për mediat.
Më tej PD-ja garanton se kjo praktikë korruptive do të marrë fund dhe se shumë shpejt do të edhe kështjella e fundit e korrupsionit në Shqipëri, që është Bashkia e Tiranës.
“Fatmirësisht kjo praktikë korruptive merr fund dhe Shqipëria do të ngjisë me shpejtësi shkallët e suksesit, mbasi në muajt e ardhshëm hyn në fuqi ‘Ligji i ri i Urbanistikës’, që përcakton afatin 45 ditor për dhënien e një leje dhe parimin ‘heshtja është miratim’. Kështu do të bjerë në këtë mënyrë edhe Kështjella e fundit e korrupsionit në Shqipëri që është Bashkia e Tiranës”, përfundon deklarata e PD-së.