E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria do të pranojë të burgosur të tjerë nga Burgu i Guantanamos



Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar dje në mesditë një takim me të dërguarin e SHBA-ve, Daniel Fried dhe ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë, John Withers, me të cilët ka biseduar për vendimin më të fundit të presidentit amerikan për shtimin e trupave ushtarake në Afganistan. Gjatë një konference të posaçme për shtyp Berisha bëri të ditur se qeveria shqiptare do të dërgojë 85 trupa të tjera ushtarake në Afganistan dhe se është e gatshme të pranojë të burgosur nga Burgu i Guantanamos.
Ky vendim i kreut të qeverisë erdhi pas takimit me Daniel Fried, të dërguarin e posaçëm të SHBA-ve për të ndihmuar në mbylljen e Burgut të Guantanamos. Para pak vitesh Shqipëria pranoi 5 kinezë ujgurë nga Burgu i Guantanamos. Para këtij posti Daniel Fried ka mbajtur postin e ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Ballkanin. “Ju e dini mirë se në takimin që unë kam pasur në janar me sekretaren e Shtetit, Hilari Klinton, kam shprehur gatishmërinë e Shqipërisë për t’iu përgjigjur pozitivisht një kërkese të qeverisë së SHBA-ve për të marrë të tjerë ish-të burgosur nga Burgu i Guantanamos. Qëndrimi ynë bazohet tërësisht në një çështje të të drejtave të njeriut. Ai burg u bë simbol i asaj që SHBA-të nuk janë. Kur një vend mik si SHBA kanë probleme, natyrisht është detyrim moral që ne ta ndihmojmë”, - është shprehur Berisha në deklaratën për shtyp, ku njoftoi dërgimin e një misioni ushtarak prej 85 trupash në Afganistan.

3 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›