Rama: “Berisha, një burracak dhe turp kombëtar”
Kryebashkiaku hedh poshtë akuzat për dhënie lejesh ndërtimi
Kryetari i PS-së, Edi Rama, i është kundërpërgjigjur mbrëmë menjëherë kryeministrit Sali Berisha lidhur me akuzat që ky i fundit bëri në drejtim të drejtuesve më të lartë të opozitës, deputetëve të saj dhe shumë personaliteteve të biznesit lidhur me atë që kreu i qeverisë i cilësoi si përfitime në miliona euro të sipërfaqeve në Tiranë për ndërtim. Sipas Ramës, panorama e paraqitur nga kryeministri është një përpjekje për të tërhequr popullin zvarrë në baltën e një maskarade shpifjesh dhe akuzash, me qëllim “për ta larguar nga beteja për demokraci, për zgjedhje të lira e të ndershme, për shtet të së drejtës për të gjithë shqiptarët”. Kreu i PS-së, njëkohësisht edhe kryetar i Bashkisë së Tiranës, ka sqaruar se posti si kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk jep leje ndërtimi, por vetëm firmos leje që jepen nga KRRT-ja me 9 anëtarë, ku 4 anëtarë janë të emëruar drejtpërdrejt nga Sali Berisha, 4 anëtarë janë të zgjedhur nga PS-ja, përfshirë edhe atë si kryebashkiak. Rama ka sqaruar se anëtari i 9-të është zgjedhur konsensualisht nga PS-ja dhe nga PD-ja. “Ky formulim i KRRT-së është bërë pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2007, sepse deri në vitin 2007 shumicën që ka vendosur gjithçka e ka pasur Sali Berisha, më parë kryeministrat e tjerë, e kështu me radhë. Po ashtu nuk ka asnjë leje, asnjë të vetme, ku unë të kem përdorur votën time për të bërë shumicë. Lejet janë dhënë me votë të plotë të KRRT-së, ndërkohë që deri në vitin 2007 s’kam marrë pjesë në asnjë mbledhje të KRRT-së, që kontrollohej nga njerëzit e Saliut, edhe pse kam firmosur, siç ma dikton ligji, çdo vendim të atij organi kolegjial”, - ka argumentuar Rama. Sipas tij, nuk ka asnjë të dhënë të vetme mbi ndonjë pronë publike. Sa i përket akuzave të bëra nga Berisha mbi të ashtuquajturën shitje nga ana e Ramës së një prone publike te parku “Rinia”, është depozituar një padi civile ndaj Sali Berishës dhe Sokol Olldashit në Gjykatën e Tiranës, me akuzën e shpifjes. Kreu i PS-së ka deklaruar se është depozituar edhe një padi për shpifje lidhur me leje ndërtimi të bërë nga foltorja e PD-së.
Shpifjet publike
Rama, në reagimin e tij, ka bërë një mozaik të situatës politike në vend duke renditur arsyet se përse kryeministri është i shtrënguar që të “shpifë publikisht”. Sipas kreut të PS-së, tashmë kryeministri është i njehsuar me krizën e thellë të demokracisë, të shtetit të së drejtës, të ekonomisë së vendit dhe është i kapur me presh në duar përballë presionit në rritje të popullit opozitar për hapjen e kutive të votimit. Sipas tij, kjo fushatë është klithma e hajdutit që bërtet: “Kapeni hajdutin!”. “Është klithma e frikacakut që bërtet për t’i mbushur mendjen dynjasë se s’ka frikë! Nuk ka faj, është kapur mat! Sot ishte dita e fundit e afatit të opozitës për reflektim! Opozita nuk ka dhënë ultimatum, po afat për reflektim! Ndërkohë që pasi e ktheu kohën për reflektim në kohë për tërbim, Berisha doli me një palo dosje për të mbështetur, mbi gjoja fakte, gjithë alibinë e turpshme të ngritur nga frika e së vërtetës, sipas së cilës, përballë tij nuk është opozita e vendit, po një aleancë punisto-mafioze”, - ka nënvizuar Rama. Sipas tij, beteja e nisur nga Berisha me shpifjet ka nisur fillimisht kryetarin e opozitës, duke treguar nga foltorja e Parlamentit monstruozitete të fabrikuara nga ai vetë dhe të mbajtura dhjetë vjet me radhë në dollapin e armëve të luftës së tij të përdalë politike, të cilat i nxjerr sa herë zihet ngushtë. “U mor me të afërm e miq të mitë, duke mbajtur fjalimin më të turpshëm në historinë e atij Parlamenti. Pse e bëri Saliu këtë gjë dhe kur e bëri? E bëri sepse pa 100 mijë veta që i kërkojnë dhe do t’i kërkojnë, deri në fund, jo pushtetin e tij mizerabël, po të drejtën e tyre të panegociueshme. Dhe e bëri kur e kuptoi se me të vërtetë nuk ka asnjë shans të joshë e blejë me paratë e ndyra të korrupsionit deputetët që i duhen për të thënë se Parlamenti ekziston dhe s’është vetëm një Komitet Qendror banal i partisë në pushtet”, - ka theksuar Rama.
Kreu i PS-së ka theksuar se Berisha do të përballet me shpifjet e bëra në adresë të tij një për një në gjykatat e këtij vendi dhe deri në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, pasi “ky palo burrë, i kthyer në çafkë që krokat kundër gjithkujt nuk ka pasur kurrë kurajën të provojë shpifjet e akuzat e tij në gjykatë kur e kanë çuar të tjerë përpara meje”. “Kjo çafkë e shthurur e ka kthyer në një komedi luftën kundër korrupsionit duke mos lënë gjë pa thënë për kundërshtarët dhe duke mos lënë njeri pa amnistuar duke u zgërdhirë sapo nga kundërshtarë i ka bërë shërbëtorë. A ju kujtohet si u zgërdhi Doktor Çafka në Pallatin e Brigadave kur përqafoi Fatos Nanon pasi nuk kishte lënë monstruozitet pa thënë për tetë vjet kundër tij? S’besoj ta keni harruar kur u tha shqiptarëve se ‘ju keni të keqen se i merrni shumë seriozisht këto gjëra’! Po për Ilir Metën, a ju kujtohet se çfarë balte e vreri derdhi për vite të tëra? Dhe ja tani ku e ka vënë në prehër dhe e përkëdhel si kukullën e tij! Nuk po merrem këtu se çka thënë për të tjerë, ministra të tijtë sot që dje u përpoq t’i fuste në burg apo i bëri helaq në dru sepse ishin kundër tij”, - ka nënvizuar Rama.
Kundërpërgjigjja
Në artikulimin e akuzave kreu i PS-së nuk ka ngurruar ta cilësojë kryeministrin Berisha si një turp kombëtar që i ka shërbyer diktaturës 25 vjet, që ka internuar një familje të ndershme mjekësh në kohën e Enverit dhe e ka kthyer në qenef debatin politik në Shqipëri. “Është një i pashpresë. Një vjedhacak i mjerë votash që është kapur mat te kutitë që mban peng, një gërmadhë morale që s’ka asnjë lidhje me të vërtetën, asnjë kurajë e ndershmëri karshi së vërtetës, asnjë lloj mundësie për t’i ikur së vërtetës”, - ka theksuar Rama. Sipas tij, fushata e kërcënimet e kryeministrit në adresë të tij janë një kërcënim që ta dëgjojnë deputetët, kërcënon deputetët që të dëgjojë populli opozitar dhe nesër do të vazhdojë me kërcënimet në popull, sepse e di më mirë se të gjithë që ka grabitur zgjedhjet. “Ky gojë e mendjeshthurur kujton se do t’u mbyllë gojën forcërisht atyre që erdhën 100 mijë në 20 nëntor dhe do të vijnë dyfish herën tjetër. Kujton se do t’u mbyllë gojën forcërisht atyre që do t’ia kërkojnë, një më një, llogarinë për shembjen e tunelit të Kalimashit, ku makutëria e tij për para dhe pushtet varrosi qindra miliona euro të paguara nga qytetarët e këtij vendi. Kujton se do t’u mbyllë gojën forcërisht atyre që do t’ia tregojnë deri në fund këtij populli se ku ndryshojnë sulmet barbare të tij ndaj familjeve të kundërshtarëve nga akuzat e opozitës për njehsimin e interesave të familjes së tij me qeverisjen e vendit”, - ka theksuar Rama. Kreu i PS-së i ka bërë të qartë Berishës se nuk do të mund ta përkulë dhe nuk do të mund të cenojë nderin dhe dinjitetin e familjes së tij me çfarëdo që të thotë. “Nuk do të arrish kurrë të zmbrapsësh PS-në, deputetët dhe deputetet e saj që po i bëjnë vendit një shërbim historik dhe nuk do të të ndahen derisa të të ballafaqojnë me të vërtetën. Nuk do t’ia dalësh kurrë të trembësh popullin opozitar që nuk ka darë për të shkulur dhëmbë, po ka grusht që do t’i thyejë, një e nga një, dhëmbët e korrupsionit tënd, dhëmbët e pushtetit të familjes tënde, dhëmbët e pushtetit të shërbëtorëve të tu dhe të klientëve e sekserëve të tu, dhëmbët e kësaj qenefpolitike që e ke kthyer në një gojë të stërmadhe që u ka nxjerrë shqiptarëve qejfit atdheun e tyre”, - ka qenë kundërpërgjigjja e Ramës në adresë të kreut të qeverisë.
3 Dhjetor 2009