“Armiku ynë i përbashkët, trafikanti i lëndëve narkotike”
11/12/2008 Kreu i Antidrogës italiane takon kryepolicin shqiptar
TIRANE- Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, zhvilloi një takim pune me Drejtorin e përgjithshëm të Antidrogës së policisë italiane Stefano Berettoni. Të dy drejtuesit shkëmbyen eksperiencat e policive përkatëse në luftën kundër drogës si dhe garantuan njëri-tjetrin për rritjen e frymës bashkëpunuese. Gjatë takimit Prençi tha se uniformat blu do të jenë të angazhuara maksimalisht për të patur një bashkëpunim tepër të suksesshëm me policinë italiane. Sipas tij, ky bashkëpunim ka njohur rezultate mjaft të mira vitet e fundit. “Do të vazhdojmë të intensifikojmë punën për të patur një bashkëpunim të drejtpërdrejtë, të vazhdueshëm dhe efektiv, me qëllim që të jemi të suksesshëm në luftën kundër grupeve kriminale të krimit të organizuar dhe trafikut të drogës që vepron në të dy vendet”, u shpreh Ahmet Prençi. Ndërkohë që nga ana tjetër Drejtori i Antidrogës, Stefano Berettoni, theksoi se theksoi nuk ka ardhur në Shqipëri për të krijuar raporte bashkëpunimi, pasi bashkëpunimi ekziston prej shumë kohësh dhe është i konsoliduar. “Kam ardhur për të dhënë një dëshmi të interesit të policisë italiane, të Drejtorisë time qendrore Antidrogë, interesit për të konsoliduar, forcuar, e intensifikuar raportet e bashkëpunimit që deri më sot kanë dhënë frute të mëdha në luftën kundër këtij armiku të përbashkët që është trafikanti i lëndëve narkotike”, tha Berettoni. Gjithashtu Drejtori i përgjithshëm i Antidrogës së policisë italiane garantoi gjithë mbështetjen teknike dhe në planin trajnues për policinë shqiptare, veçanërisht për sektorin e policisë të specializuar në luftën kundër drogës.