E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisen në Arabi pyetjet për sheikun Kadi

11/12/2008  Pyetjet me letërporosi nga akuza

TIRANË- Mospjesëmarrja në seancë gjyqësore dhe largësia e madhe e vendit tonë me Arabin Saudite bën të pamundur pyetjen e Yasin Kadi një prej biznesmenëve, i cili përveçse akuzohet për fshehje të të ardhurave duhet të jap shpjegime edhe për administratorin e tij jordanezin Hamzeh Abu Rayyan. Avokati i Yassin Kadit ka nisur dje drejt Arabisë Saudite të gjitha pyetjet, të cilave ai duhet t’i përgjigjet në mënyrë direkte. Më pas këto pyetje që janë nisur me anë të gjykatës me vulën dhe firmën e saj do të lexohen në seancë gjyqësore. Pyetjet janë nisur me anë të letërporosisë. Burime nga gjykata bëjnë të ditur se në seancën e radhës që do të jetë javën që vjen do të jap shpjegime vet i pandehuri administratori i Yasin Kadi, Hamzeh Abu Rayyan. I pandehuri duhet të përgjigjet për të ardhurat që ka fshehur dhe ka nisur në llogari të fshehta në drejtim të Yasin Kadi një prej personave shumë të kërkuar në vendin tonë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›