E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bien dyshimet si vrasës, ngrihen për tutor

11/12/2008  Sajmir Hoxha nga Berati

BERAT- Një 35-vjeçar nga Berati rezulton i papërfshirë në vrasjen e bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur gjashtë vjet më parë në Francë, vrasje për të cilën u akuzua nga familjarët e saj, por dhe hetua nga hetimet midis palës shqiptare dhe asaj franceze, por tashmë do të jetë nën hetim me një tjetër akuzë. Prokuroria e rrethit të Beratit mësohet të ketë përcjellë pranë organit gjyqësor çështjen në ngarkim të Sajmir Hoxhës, një 35-vjeçar nga qyteti i Beratit, i cili u hetua për vrasjen e bashkëshortes së tij, Violeta Hoxha, 30 vjeçe, vrasje për të cilën tashmë vuan dënimin me 25 vjet heqje lirie një shtetas francez. Por, Hoxha tashmë do të gjykohet në mungesë për veprën penale të “trafikimit për qëllime prostitucioni”. Emri i tij rezulton të jetë i përfshirë në hetimet e palës shqiptare dhe asaj franceze mbi vrasjen e Violeta Hoxhës, e vrarë në Francë në fund të nëntorit të vitit 2002. E. Zaçe, një vajzë 25-vjeçare nga qyteti i Beratit mësohet se pak muaj më parë denoncon Hoxhën pranë organit të akuzës duke e akuzuar atë për shfrytëzim prostitucioni. Sipas dëshmisë së saj, gjatë vitit 2003 ajo është trafikuar në Francë dhe në Itali e detyruar dhunshëm nga Hoxha.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›