Vodafone Albania mbështet koncertin e radhës të sezonit “Klasik”
Sot, më datë 19 Shkurt, ora 19.00, pranë sallës së Akademisë së Arteve në Tiranë, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë koncertin e radhës të edicionit të 10-të, të sezonit koncertor ndërkombëtar ”Klasik”. Me mbështetjen e vazhdueshme të kompanisë celulare Vodafone Albania, nën kujdesin e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Institutit Italian të Kulturës, Ambasadës Italiane dhe Akademisë së Arteve, ”Klasik” do të sjellë për të gjithë artdashësit një koncert Kuinteti nën interpretimin e ”Neofonia Ensemble”. Grupi ”Neofonia Ensemble” do të luaj pjesë nga muzika e Astor Piazzolla, si dhe nga albumi i tyre ”Concierto para Quinteto” përfshirë këtu: Vuelvo al sur, Michelangelo ’70, Oblivon, Chador etj. ”Neofonia Ensemble” është formuar si grup në vitin 1994 dhe drejtohet nga Gianni Mola. Ky grup konsiderohet nga kritika si një nga grupet muzikore italiane me repertorin më impenjiativ. Albumi ”Concierto Para Quinteto”, pjesë nga i cili do të performohet live për kënaqësinë e publikut shqiptar është albumi i dytë i tyre. Vodafone Albania vijon të jetë një nga mbështetësit më besnik të artit dhe muzikës në vend, duke i ofruar publikut shqiptar emocione dhe kënaqësi të njëpasnjëshme.
19 Shkurt 2010