E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jemen sulmohet baza ushtarake ne Sana

Fiset antiqeveritare në Jemen raportohet të kenë sulmuar bazën ushtarake në veri të kryeqytetit Sana, duke vrarë komandantin e saj dhe duke arrestuar 16 ushtarë. Në faqe  internet të opozitës njoftohet për vrasjen e gjeneralit Ahmed Abdullah al-Keleibi,  në përleshjet për kontrollin e bazës së Gardës Republikane, por njoftimet e tilla nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

Elita e Gardës Republikane, e cila është fajësuar nga opozita për sulmet ndaj protestuesve anti-qeveritarë, është nën komandën e djalit të presidentit Ali Abduallah Saleh. Ndërkohë, mijëra njerëz kanë vazhduar protestat kundër presidentit Saleh, i cili u angazhua për transferimin e pushtetit në duart e zëvendësit të tij përpara zgjedhjeve.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›