Qeveria greke, 25 bursa universitare e pasuniversitare
• Ministria e Arsimit të Greqisë ka shpallur programin e saj të bursave për shtetasit e huaj të vendeve të Ballkanit, Evropës Lindore, Azisë dhe Afrikës për vitin akademik 2008-2009 dhe kriteret e aplikimit për to.
Përkatësisht janë 10 (dhjetë) bursa për studime të gjuhës greke për një vit akademik; 10 (dhjetë) bursa për studime pasuniversitare deri në tre vite akademikë (2008-2011); 5 (pesë) bursa për studime pasuniversitare për doktoraturë deri në tre vite akademikë (2008-2011). Nga sa bën me dije Ministria e Arsimit të vendit tonë, të gjithë aplikantët duhet të dërgojnë deri në datën 15 maj në Ambasadën Greke në Tiranë, Konsullatën Greke në Korçë dhe në Konsullatën Greke në Gjirokastër një sërë dokumentesh. Kështu për të konkurruar për bursë, kandidati duhet të paraqesë në institucionet e sipërpërmendura formularin e aplikimit, i cili mund të tërhiqet pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë në MASH; fotokopjen e letërnjoftimit ose të pasaportës dhe diplomën e mbarimit të studimeve të larta. Veç tyre janë të domosdoshme dëshmitë për njohjen e gjuhës së huaj që kandidati pretendon se di; dy letra rekomandimi; CV; raporti mjekësor për aftësi studimesh; kursin e studimeve që dëshiron të ndjekë; certifikatën e lindjes me fotografi; dëshminë e pranimit nga një universitet në Greqi ose nga institucioni kërkimor-arsimor; 4 fotografi 4x6. “Kandidatët, të cilët janë të interesuar për këto bursa, duhet të jenë nën moshën 35 vjeç dhe të mos kenë përfituar bursë më përpara nga Ministria e Arsimit Kombëtar dhe Fesë të Greqisë”, bën me dije Ministria e Arsimit. Sipas këtij dikasteri, dokumentet e kërkuara duhet të jenë të përkthyera në greqisht, në anglisht ose në frëngjisht dhe të noterizuara.