E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria hap ambasadë në Indi

 

Shqipëria zyrtarizon hapjen e ambasadës së saj në Indi. Pas vendimit të qeverisë pak kohë më parë, kreu i diplomacisë shqiptare, Lulzim Basha, do të inaugurojë gjatë një vizite treditore në Nju Dehli hapjen e ambasadës. Basha u nis dje për një vizitë 3-ditore në Republikën e Indisë. Kjo është vizita e parë e këtij niveli që zhvillohet në marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve. "Gjatë kësaj vizite, ministri Basha do të zhvillojë takime me homologun e tij indian Pranab Muhjerjee, zyrtarët më të lartë të vendit, si dhe me përfaqësues të biznesit indian. Temat kryesore të bisedimeve që do të zhvillojë ministri Basha do të jenë bashkëpunimi dypalësh dhe shumëpalësh ndërmjet të dy vendeve si dhe zhvillimet në politikën ndërkombëtare rajonale dhe globale", thuhet në njoftimin për shtyp. Ministri Basha do të zhvillojë gjithashtu një vizitë në Selinë e Urdhrit të Nënë Terezës në Kalkuta. Në këtë vizitë, ministri Basha shoqërohet nga zv.ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Eno Bozdo dhe përfaqësues të Dhomave të Tregtisë dhe Konfindustrisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›