E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria i shlyen borxhin Bosnjë-Hercegovinës

Shqipëria po vijon të shlyejë borxhet e akumuluara gjatë regjimit komunist ndaj republikave të cilat kanë qenë pjesë e ish-Jugosllavisë. Komisioni parlamentar i Ekonomisë miratoi marrëveshjen për shlyerjen e detyrimeve në vlerën 3.6 milionë dollarë ndaj Bosnjë-Hercegovinës. Përfaqësuesja e Ministrisë së Financave, Mimoza Loli shpjegoi se kjo marrëveshje riskedulon borxhin e vjetër ndaj këtij shteti të akumuluar nga marrëdhëniet tregtare me klering. Aktualisht, qeveria shqiptare është në negociata me 5 vende të tjera për shlyerjen e borxhit të trashëguar nga koha e regjimit komunist.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›