Shqipëria, jo më municione të rënda
Shqipëria nuk do të prodhojë më municione të rënda. Komisioni i Ligjeve miratoi dje një konventë ndërkombëtare sipas të cilës Shqipëria ndalohet të prodhojë municione të rënda shpërthyese. Konventa e cila quhet “Për municionet thërrmuese”, ka ardhur nga qeveria në Kuvend dhe parashikon rregulla të reja në prodhimin e municioneve. Sipas kësaj konvente, Shqipëria nuk mund të prodhojë municione të rënda ashtu siç 101 vende të tjera të botës që kanë miratuar këtë konventë. Por kjo konventë ndalon edhe magazinimin, përdorimin apo tregimin e këtyre municioneve. Një tjetër risi e kësaj konventë është se vendi ynë detyrohet që të pastrojë të gjithë territorin në veri të vendit i cili është i minuar. Kufiri në veri të vendit ka zona të minuara nga ushtria serbe dhe Shqipëria është e njohur për këtë problem. Në bazë të kësaj konvente, vendit tonë i lind e drejta të kërkojë financim për këtë projekt. Shqipëria ndodhet në listën e vendeve që kanë nevojë për ndihmë më eliminimin e këtyre minave.
Kuvendi, konsensus për ligjin e urbanistikës
Deputetët kaluan dje me konsensus të plotë ligjin e ri të urbanistikës. Në fund të seancës, 103 deputetë nga e majta dhe e djathta i dhanë votën pro projektit të qeverisë për urbanistikën. Tashmë më këtë ligj do të ndryshojë e gjithë praktika e lejeve të ndërtimit. Ligji në fjalë përcakton se brenda 45 ditësh, administrata do të pranojë ose jo dokumentacionin për leje ndërtimi. Brenda këtij afati do të jepet përgjigjja pozitive ose negative, njëkohësisht edhe miratim i heshtur në rast se nuk ka një përgjigje. Pas këtij afati, administrata lokale ka 5 ditë afat për dërgimin e dokumentacionit në KRRT. Pas këtij afati, mbetet në dorën e KRRT-së për të dhënë përgjigje. Sipas nismës ligjore, njësia e urbanistikës, brenda 10 ditëve njofton kërkuesin se projekti arkitektonik të zbatimit të objektit, është në përputhje ose jo me normat urbanistike dhe vendimin e KRRT-së, si dhe detyrimin për pagesën e taksës. Njësia e urbanistikës, nëse brenda një afati 10-ditor nuk njofton kërkuesin për të meta në dokumentacion ose të meta në pagimin e taksës, konsiderohet e pranuar në heshtje dhe njësia e urbanistikës.