Shqipëria josh investitorët e huaj në tregun e pasurive të paluajtshme
Shkruajnë mediat zvicerane
Tregu i pasurive të patundshme në Shqipëri po vlerësohet gjithnjë e më shumë si një gjah i majmë nga investitorët e huaj. Kjo jo vetëm për faktin se toka konsiderohet investim tërheqës, por edhe kushtet për investim shihen si tepër të favorshme, vlerësimet vijnë nga ekspertë me eksperiencë lakmuese në këtë fushë. Mari Lekor ish-zëvendës i presidentit i tregut të kapitalëve në Gjenevë, investitorët në tregun e pasurive të patundshme në Ballkan dhe Shqipëri në një shkrim ne një revistë zvicerane të tregtisë shkruan se Shqipëria është në rritje duket se po shndërrohet në një forcë hyrëse për investitorët që kërkojnë të jenë të pranishëm në të gjithë Ballkani. Këtë ai e argumenton me faktin se në Shqipëri plotësohen më së miri disa kritere zgjerim të gamës së produkteve, shërbime më të mira bankare dhe kushte tërheqëse financimi.
Në ekonominë rritëse në Shqipëri tregu i pasurive të patundshme paraqitet një nga investimet më tërheqëse për investitorët vendas dhe të huaj. Një numër faktorësh ka ndikuar nga zhvillimi i tregut të pasurive të patundshme në Shqipëria.
Ndonëse Shqipëria nuk i shpëtoi dot prekjes nga kriza afekteve të këqija shkruan Lekor përsëri ai parashikon se këtë vit do të jetë një nga vendet e pakta në Evropë me prodhim bruto pozitiv. Shqipëria sot mund të krahasohet me Kroacinë e para dhjetë viteve, në këtë raport me pasuritë e patundshme, çmimet janë tërheqëse dhe nxitëse për investitorët e huaj, nëse Shqipëria do të ndjekë shembullin e Kroacisë në këtë bum të sektorit të pronave, investitorët që po përfshihen në marrëveshje të rëndësishme do të shtohen dhe më tepër gjatë viteve të ardhshme.
Pasi mori në analizë zonat ekonomike të vendit, siç janë paga e ulëta rritja e produktit të brendshëm bruto, inflacioni në ulje, uljen e papunësisë, taksa të ulëta, mungesa për pronë etj. Lekor nuk nxitohet kur thotë se: “ Investitorët e huaj kanë filluar të tremben se mos e humbin këtë mundësi të fundit evropiane”.
Investitorët e huaj kanë filluar ta quajnë tregun në rritje të shqiptarëve në pasurinë e patundshme, të frikësuar se mos e humbin këtë mundësi të fundit evropiane. Hapja e vendit ndaj investitorëve të huaj duhet të sjellë me vete rritjen e transparencës dhe ngritjen e ekspertizës të më tejshme. Në fund shkrimi mbyllet me parashikimin se Shqipëria e kushtëzuar nga të gjithë faktorët ekonomike dhe politike e ka kështu të paracaktuar profilin ndryshe të performancës në tregjet perëndimore.