E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Shqipëria ka bërë progres, duhet të jemi optimistë për të ardhmen e saj evropiane”

24-03-2012 / Gazeta 55

Ambasadori italian, Masimo Gaiani

Ambasadori italian në Tiranë, Masimo Gaiani i cilësoi si rrënjësore zhvillimet e 20 viteve të fundit në Shqipëri, por theksoi se në këtë rrugëtim mbetet ende për të bërë.
Gjatë një ekspozite me foto të ngjarjeve të 22 marsit 1992, Gaiani vlerësoi progresin e deritanishëm, çka sipas tij, lë të shpresohet edhe për një vazhdim të tillë.
“Shoh një ndryshim të madh të bërë deri tani. Nga vëzhgimi që po u bëja këtyre fotografive duket se sa shumë ka ecur Shqipëria. Mund të them që bëhet fjalë për një mrekulli, ndoshta një nga zhvillimet më të mëdha të Ballkanit. Unë mendoj se puna e bërë është shumë pozitive, si nga ana infrastrukturore, por dhe në drejtim të ndryshimit të gjithë shoqërisë. Sigurisht ka ende për të bërë, ashtu si në çdo vend tjetër ka gjithmonë diçka për të bërë. Por besoj që progresi i deritanishëm ka qenë pozitiv dhe lë të shpresohet edhe për një vazhdim të tillë”, u shpreh ambasadori Gaiani.
Duke u ndalur në situatën aktuale politike, Gaiani tha se debati dhe retorika është pjesë e karakterit të shqiptarëve.
“Nga ana politike sipas meje duhet të jeni shumë optimistë. Sigurisht ka shumë retorikë politike, shumë diskutime, por kjo është pjesë e karakterit të shqiptarëve. Në fund të fundit jemi të gjithë mesdhetarë”, tha ai.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›