E Diel, 1 Nëntor 2026

“Shqipëria ka hedhur hapa të rëndësishëm përpara në luftën antikorrupsion”

Vlerëson Ministri i Shtetit Genc Pollo, Koordinatori Qeveritar i projekteve te Sfidës se Mijëvjeçarit

Ministri i Shtetit Genc Pollo, njëkohësisht edhe Koordinatori Qeveritar i projekteve te Sfidës se Mijëvjeçarit, ka vlerësuar dje konstatimin e Korporatës amerikane, për sa i përket hapave cilësorë që ka hedhur Shqipëria në luftën antikorrupsion.
“Është një lajm shumë i mirë për të gjithë shqiptarët ai i shpallur dje (pardje) nga Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit ne SHBA se Shqipëria ka hedhur hapa cilësorë e të rëndësishëm përpara në luftën kundër korrupsionit. Sipas vlerësimit të kësaj organizate ndihme, të themeluar ne vitin 2004 nga presidenti Bush dhe Kongresi i SHBA, tashmë Shqipëria për sa i përket luftës kundër korrupsionit është ngritur mbi vijën mesore të përcaktuar nga Korporata, si treguesi thelbësor i një vendi”, deklaroi dje Pollo në një konferencë për shtyp.
Nga ana tjetër, Ministri i Shtetit, njëkohësisht edhe Koordinatori Qeveritar i projekteve te Sfidës se Mijëvjeçarit është shprehur optimist, për mundësinë e afrimit ndaj programit kompakt, duke paralajmëruar së shpejti lajme të mira.
“Kjo do të thotë se ne i afrohemi programit Kompakt që është forma më e lartë e ndihmës që parashikon Korporata dhe unë besoj se së shpejti do të kemi lajme të mira në këtë drejtim”, deklaroi më tej Genc Pollo.
Më tej, Ministri i Shtetit, njëkohësisht edhe Koordinatori Qeveritar i projekteve te Sfidës se Mijëvjeçarit, ka falënderuar për ndihmën e madhe, qeverinë amerikane, taksapaguesit amerikanë, si dhe Korporatën USAID.
“Është rasti për të falënderuar përzemërsisht qeverinë e SHBA dhe taksapaguesit amerikanë, Korporatën dhe USAID-in, për ndihmën e deritanishme përmes së cilës janë realizuar QKR, QKL, Prokurimi Elektronik, përdorimi elektronik i dokumenteve tatimore si dhe do të realizohen Gjykatat Administrative, deklarimi dhe pagesa elektronike e tatimeve, Agjencia e Planifikimit të Territorit (që zgjidh problemin e lejeve të ndërtimit) etj; projekte këto që reduktojnë korrupsionin, pakësojnë varfërinë dhe nxisin zhvillimin social dhe ekonomik”, u shpreh në përfundim ët deklarimit të tij, Genc Pollo, Ministri i Shtetit, njëkohësisht edhe Koordinatori Qeveritar i projekteve te Sfidës se Mijëvjeçarit”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›