Shqipëria, katër skuadra në Europë
Kampionia e Shqipërisë merr pjesë në turin e dytë eliminator të Ligës së Kampioneve. Fituesja e Kupës së Shqipërisë merr pjesë në turin e dytë të Ligës së Europës.
Fitimi i Kupës së Shqipërisë nga ana e Flamurtarit, zbardhi njëherësh edhe emrat e katër skuadrave shqiptare që do të marrin pjesë në kompeticionet evropiane edicionin e ardhshëm: Vllaznia, Tirana, Flamurtari e Dinamo. Shqipëria do të paraqitet në dy kompeticionet europiane të klubeve me katër skuadra, 1 në Ligën e Kampioneve dhe 3 në Ligën e Europës, kjo e fundit e krijuar rishtas pas “shkrirjes” së Kupës UEFA dhe asaj Intertoto.
LIGA E KAMPIONEVE
E vetmja enigmë që ka mbetur për t’u “zbuluar” nga ky edicion është skuadra që do të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve, pra kampionia e Shqipërisë së Kampionatit të 70-të Kombëtar të futbollit. Kur kanë mbetur edhe tri javë për t’u luajtur nga përfundimi i sezonit në garë për një vend në kompeticionin më prestigjioz të klubeve janë Vllaznia e Tirana, të cilat ndahen midis tyre me vetëm një pikë. E veçanta për edicionin 2009-2010 është fakti se kampionia e Shqipërisë merr pjesë direkt në turin e dytë eliminator, për shkak të renditjes së fortësisë së kampionatit shqiptar në Europë, i 43-ti (3.6 koeficienti i Shqipërisë; 75.7 koeficenti i Anglisë, kampionatit më të fortë në Europë). Në raundin e parë eliminator luajnë skuadrat kampione të vendeve, kampionatet e të cilave renditen nga vendet 47-53 (nga Uellsi deri te San Marino). 22 skuadra do të kualifikohen direkt për në fazën e Grupeve, kur sipas sistemit aktual ato ishin vetëm 16, pasi 16 të tjerat ishin të kualifikuara direkt nga UEFA. Nga turi i tretë eliminator do të kualifikohen 10 skuadra e jo 16 si tani. Turi i tretë eliminator do të ketë dy grupe dhe nga secili grup do të kualifikohen 5 ekipet e para. Kampionia e Shqipërisë duhet të kalojë të paktën një tur për të vazhduar aventurën në Ligën e Europës edhe pse do të eliminohej nga Liga e Kampioneve.
LIGA E EUROPËS
Shqipëria do të paraqitet me tri skuadra: fituesen e Kupës së Shqipërisë dhe dy skuadrat e tjera, që renditen nga vendet 2-3. Flamurtari (si fitues i Kupës) dhe Dinamo, që thuajse e ka të siguruar vendin e tretë janë dy skuadrat që tashmë e kanë prerë biletën në kompeticionin më të ri të organizuar nga UEFA për klubet. Edhe këtu enigmë është skuadra e tretë që do të marrë pjesë, një midis Vllaznisë e Tiranës. E veçanta për edicionin 2009-2010 është fakti se fituesja e Kupës së Shqipërisë merr pjesë direkt në turin e dytë të Ligës së Europës. Dy ekipet e tjera shqiptare në Ligën e Europës e nisin aventurën nga turi i parë eliminator.
SEZONI I KALUAR
Skuadra e fundit shqiptare që ka marrë pjesë në Ligën e Kampioneve është Dinamo, që u eliminua me dy humbje në turin e parë eliminator nga skuadra boshnjake Modrica: humbi 0-2 në Tiranë (gola të Miljkoviç në të 65’ dhe Stokiç në të 80’)dhe 2-1 në Bosnjë. Daniel Xhafa shënoi për Dinamon. Edicionin e kaluar në Kupën UEFA luajtën Vllaznia (fituese e Kupës së Shqipërisë) e Partizanin i vendit të dytë. Vllaznia bëri një paraqitje të mirë në Kupën UEFA, teksa eliminoi në turin e parë eliminator sllovenët e Koperit (fitoi 2-1 në Slloveni, barazoi 0-0 në “Loro Boriçi”). Në turin e dytë eliminator skuadra shkodrane u shkërmoq nga Napoli, që fitoi 3-0 në Shkodër dhe 5-0 në “Sao Paolo” të Napolit. Partizani barazoi 0-0 në Bosnjë me Shiroki Brijeg dhe humbi në Tiranë 1-3 (gol i Muzakes me penallti). Besa morri pjesë në Kupën Intertoto, ku kaloi në turin e parë qipriotët e Ethnikos Achnas: 0-0 në Tiranë dhe 1-1 në Qipro (gol i Lecit). Në turin e dytë eliminator u eliminua nga zviceranët e Grasshopers: humbi 2-1 në Zvicër (gol i Fortunat) dhe 0-3 në Durrës.
ZONA E EUROPËS
Ekipet shqiptare
LIGA E KAMPIONEVE
Vllaznia ose Tirana
LIGA E EUROPËS
Flamurtari, Dinamo dhe Vllaznia ose Tirana
8 Maj 2009