E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa i “ha” kokën Kolës



Pas dështimit kundër Flamurtarit (1-2) në finalen e Kupës së Shqipërisë, trajneri i Tiranës, Agustin Kola dha dje dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i bardhebluve, vetëm tri javë përpara përfundimit të sezonit 2008-2009. Tekniku që do të zëvendësojë Kolën është i 31-ti sezonal që do të drejtojë një ekip gjatë Kampionatit të 70-të Kombëtar të futbollit.
KOLA
Në fakt, dorëheqja e Kolës pritej, pasi presidenti Refik Halili ka shpenzuar më shumë se 600 mijë euro gjatë këtij sezoni, madje së fundi bleu për 40 mijë euro kartonin e Ansi Agollit, pikërisht para ndeshjes finales të Kupës së Shqipërisë. Nga ana tjetër marrëdhëniet e Halilit me Kolën, nuk është se kanë qenë të shkëlqyera. Ish-sulmuesi i njohur i Tiranës e Kombëtares shqiptare, Agustin Kola mori drejtimin e klubit më të vjetër kryeqytetas pas shkarkimit të boshnjako-kroatit Blaz Slishkovic, ky i fundit u detyrua ta ndërpriste aventurën e tij të parë në Shqipëri pas barazimit të Tiranës me Partizanin (2-2, java 14). Kola, i cili më parë kishte drejtuar Tiranën si ndihmës i Mirel Josës në sezonin 2005-2006, falënderoi lojtarët për kontributin e dhënë nën drejtimin e tij. Tirana, që pas javës së 30-të ndodhet në vendin e dytë me 59 pikë, një më pak se Vllaznia kryesuese, do të drejtohet përkohësisht nga zëvendëstrajneri italian Mauro Bençivenga. Sfida e radhës e 23-herë kampionëve është ajo kundër Shkumbinit në kryeqytet, përpara se të përballet me Dinamon e Vllazninë, me këtë të fundit në javën përmbyllëse të kampionatit.
Tirana, që për herë të dytë rresht humbet një finale të Kupës së Shqipërisë, ashtu siç bëri edhe një vit më parë në “Ruzhdi Bizhuta” me Vllazninë (0-2), tani i duhet të luftojë fort për titullin kampion në tri javët e fundit të kampionatit, për të mos mbetur ashtu si një sezon më parë pa asnjë trofe.
DEDJA
Të martën dha dorëheqjen nga drejtimi i Bylisit, trajneri i njohur shkodran Hysen Dedja, duke u zëvendësuar nga Gert Haxhiu, ky i fundit gjatë këtij sezoni drejtoi Apoloninë (java 1-8).
Dedja, një trajner kampion me Vllazninë në sezonin 1997-1998, nuk mundi t’i siguronte dot mbijetesën skuadrës së tepërfinancuar na presidenti Besnik Kapllanaj. Haxhiu nga ana e tij do të jetë trajneri i katërt sezonal i Bylisit, pas Faruk Sejdinit (java 1-3), Dashnor Dumes (java 4) e Hysen Dedjes (java 5-30). Ndeshja e parë e Bylisit nën drejtimin e vlonjatit Haxhiu është ajo kundër Besës në Ballsh. Bylis renditet në vendin e fundit me 28 pikë kur kanë mbetur edhe tri javë nga mbyllja e sezonit, por shumë afër rrëzimit një kategori më poshtë.
TË MBIJETUARIT
Saga e shkarkimeve dhe dorëheqjeve të trajnerëve ka qenë një ritual i tradicional i klubeve shqiptare, madje ai ka filluar qysh pas përfundimit të javës së parë, kur i pari që u largua ishte Artan Bano i Lushnjës. Vetëm dy trajnerë nuk janë shkarkuar gjatë këtij sezoni: Gugash Magani i Shkumbinit dhe Sulejman Starova i Teutës, dy skuadra që ndodhen me pikë të barabarta, nga 44, por jashtë zonës evropiane, pasi Flamurtari fitoi Kupën e Shqipërisë dhe në Ligën e Europës shkojnë ekipet që renditen në vendet 2-3, pasi kampionia luan në Ligën e Kampioneve.

Box:
30
trajnerë kanë drejtuar gjatë këtyre 30 javëve të zhvilluara gjatë këtij sezoni.

4
trajnerë kanë drejtuar gjatë katis sezoni skuadrat e Lushnjës dhe të Bylisit.

2
skuadra nuk i kanë drejtuar trajnerët e tyre, Shkumbini (Magani) dhe Teuta (Starova).

1
ndeshje kanë drejtuar trajneri Bano i Lushnjës, Dume i Bylisit e Filja i Elbasanit

KATEGORIA SUPERIORE
SEZONI 2008-2009
Kronologjia e lëvizjeve të trajnerëve

SHKUMBINI
Gugash Magani

TEUTA
Sulejman Starova

DINAMO
Zlatko Daliç (nga java 1-19), Shkëlqim Muça (nga java e 20-të e në vazhdim).

PARTIZANI
Hasan Lika (nga java 1-8), Shpëtim Duro (nga java e 9-të e në vazhdim)

ELBASANI
Mirel Josa (nga java 1-19), Faruk Sejdini (nga java 20-26), Ilirjan Filja (java 27), Ramadan Shehu (nga java e 28-të e në vazhdim).

TIRANA
Blazh Slishkoviç (nga java 1-14). Agustin Kola (nga java 15-30).

VLLAZNIA
Agim Canaj (nga java 1-22), Dervish Haxhiosmanoviç (nga java e 23-të e në vazhdim).

APOLONIA
Gerti Haxhiu (nga java 1-9), Esad Karishik (nga java e 10-të e në vazhdim).

BESA
Iljaz Haxhiaj (nga java 1-3), Ilir Daja (nga java 4-20), Ilir Biturku (nga java e 21-të e në vazhdim).

FLAMURTARI
Slavko Kovaçiç (nga java 1-9), Edmond Liçaj (nga java 10-18), Eqerem Memushi (nga java e 19-të e në vazhdim).

BYLIS
Faruk Sejdini (nga java 1-3), Dashnor Dume (java 4), Hysen Dedja (java 5-30), Gert Haxhiu (nga java e 31-të e në vazhdim).

LUSHNJA
Artan Bano (java 1), Saimir Malko (nga java 2-8), Vasil Bici (nga java 9-17), Ilir Gjyla (nga java e 18-të e në vazhdim).

NË 12 SKUADRAT NË TËRËSI
KANË DREJTUAR 30 TRAJNERË

Nuk i kanë ndryshuar trajnerët
1. Shkumbini
2. Teuta

I kanë ndryshuar trajnerët
1. Lushnja 4 herë
2. Bylis 4 herë
3. Tirana 3 herë
4. Elbasani 3 herë
5. Flamurtari 3 herë
6. Besa 3 herë
7. Partizani 2 herë
8. Apolonia 2 herë
9. Dinamo 2 herë
10.Vllaznia 2 herë

8 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›