E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria konfirmon kërkimet e grekëve për naftë në Jon

 "Janë duke kërkuar në pjesën jugore në kufi me pjesën tonë, por është në pjesën e tyre dhe nuk ka lidhje me ne", tha Përparim Hajno, drejtori i Hidrokarbureve në Agjenci.

Blloku detar i Jonit është shndërruar në një nga zonat më të lakmuara të kompanive ndërkombëtare të naftës. Qeveria shqiptare ka mandatuar një kompani të huaj, e cila prej disa vitesh kërkon ne pjesen shqiptare te detit në zonën që shtrihet nga Gjiri i Vlorës, deri në kufirin me Greqinë.

 Agjencia thotë se zonat gjeologjike ku po kërkon Shqipëria dhe që pritet të kërkojë Greqia nuk përplasen me njëra-tjetrën dhe mohon që aty të ketë burime konflikti. "Kërkimi që bën kompania në jug të Shqipërisë, strukturat që ajo ka prognozuar nuk rrezikojnë fare ato debate që janë sot lidhur më kufirin. Nafta nuk është e ndarë më thikë në kufi, të gjithë kanë të drejtë të kërkojnë në pjesën e tyre", tha Hajno.
 
Nga studime qe ka bere kompania nga strukturat del se te dy zonat jane larg njera-tjetres dhe nuk perplasen. Por a është pjesa e debatueshme e kufirit, sipas paktit detar me Greqine, një zonën e pasur naftëmbajtëse?

"Unë di të flas për pjesën shqiptare që është shumë me perspektive dhe madje më me perspektive se sa pjesa greke", tha Hajno për tv TCh. Shqiperia ka aktualisht 7 marrëveshje për kërkime naftë dhe gazi, për të cilat janë mandatuar 3 kompani, 'Petromanas', e cila kërkon në blloqet tokësore dhe dy kompani të tjera që kërkojnë në det, 'San Leone' dhe 'Kaprikorn', ku përfshihet dhe zona kufitare me Greqinë./Start/

                                                                                             2011-09-12 16:59
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›