Posta merr çmim mes 53 vendeve të botës
01/05/2009 Nga BID
“Era e Cilësisë Ndërkombëtare të Shekullit” në kategorinë e diamantit. Ky është çmimi me të cilin është nderuar Posta Shqiptare në Gjenevë të Zvicrës mes kompanive nga 53 vende të botës nga BID, kompania e Drejtimeve të Iniciativave të Biznesit. Ky vlerësim u tërhoq nga Drejtori i përgjithshëm i Postës Shqiptare, Arqile Gorea, dhe Kryetarja e Këshillit Mbikëqyrës, Suzana Panariti. Ceremonia u drejtua nga Jose E. Prieto, president i BID, së bashku me personalitete të shquara të botës së biznesit. Çmimi është dhënë për Postën Shqiptare në një garë ndërkombëtare mes kompanive nga 53 vende nga e gjithë bota për arritjet në cilësinë dhe përsosmërinë e kryerjes së shërbimeve. Motivimi i dhënies së këtij çmimi ishte për njohjen e kryerjes së cilësisë, lidershipit, teknologjisë dhe novacionit. Burimet zyrtare të Postës Shqiptare e kanë vlerësuar këtë çmim si një sukses për Shqipërinë në botën e biznesit dhe në fushën e shërbimeve. “Të gjitha kompanitë që kanë marrë çmim në këtë eveniment janë simbole të kryerjes së lidershipit, teknologjisë dhe novacionit gjë që i bën ato modele për kompanitë e tjera të sektorëve te tyre”, - tha presidenti i BID-it.