Arrest me burg për Martin Cubin
01/05/2009 Kryekomunari i Pultit vrau para pak ditësh një shtetas
I arrestuari ndodhet në spital, u plagos më parë nga viktima
SHKODER- Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka zhvilluar dje seancën e dhënies së masës së sigurisë ndaj të akuzuarit për vrasje, kryetarit të komunës së Pultit Martin Cubi. Gjatë kësaj seance kryekomunari Cubi përfaqësohej me prokurë të posaçme nga avokat Ilir Golemi, pasi ai vetë ndodhet i shtruar në spitalin rajonal të Shkodrës, për shkak të plagëve të marra natën e ngjarjes. Akuza ka paraqitur provat para trupit gjykues, gëzhojat e pistoletës së shtetasit të akuzuar Cubi, armë të cilën e kishte me leje për shkak të detyrës që ushtronte në një zonë të thellë malore si dhe pranimin e autorësisë së vrasjes së shtetasit Dodë Hili. Për trupin gjykues pranimi i krimit dhe provat ishin më se të mjaftueshme për vlerësimin si të ligjshëm ndalimin që policia i ka bërë kryekomunarit Cubi. Mbrojtja i kërkoi trupit gjykues të kryesuar nga gjykatësja Irida Kacerja, që për klientin e saj të caktohet si masë sigurie “arresti në shtëpi”, nisur nga gjendja e tij shëndetësore. Trupi gjykues ka quajtur të arsyeshëm dhënien e masës së sigurisë “arrest në burg” për Cubin. Ndërkohë hollësitë për ngjarjen nuk u dhanë në seancën e djeshme, pasi hetimet ende janë në zhvillim e sipër. Shtetasi Martin Cubi do të gjykohet për ngjarjen e ndodhur rreth katër net më parë para një lokali në afërsi të spitalit rajonal të Shkodrës, ku mbeti i vrarë shtetasi Dodë Hili. Dëshmitarët në vendngjarje kanë pohuar se mes dy shtetasve ka pasur fillimisht një debat me fjalë në lokalin ku dhe po pinin kafe. Më pas ata kanë dalë jashtë për të sqaruar mosmarrëveshjet, ndërsa gjithçka ka degjeneruar në nxjerrjen e thikës dhe pistoletës. Sipas policisë, hetimet paraprake kanë nxjerrë se shtetasi Cubi, ishte goditur tri herë me thikë nga viktima Hili, ndaj kishte qëlluar ndaj tij me armë zjarri, si akt vetëmbrojtës. Viktima Hili mësohet të ketë mbetur i vdekur në vend nga plumbat e pistoletës, ndërsa është nisur më pas me urgjencë në spital kryekomunari i Pultit Martin Cubi ku dhe ndodhet aktualisht i shtruar. V. Abdyli