E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria mbetet jashtë agjendës gjashtëmujore

Nga Express më 06 janar 2011 në ora 19:00

Shqipëria s’është fare pjesë e objektivave të Presidencës hungareze të BE’së në gjashtëmujorin e parë të vitit 2011. Për më tepër, në mesin atyre objektivave Shqipëria nuk përmendet askund. E për Shqipërinë nuk flitet as në pjesën e zgjerimit të BE në periudhën janar-qershor 2011, që po ashtu është pjesë e agjendës së Presidencës hungareze.

BE pritet të jap një vlerësim për Shqipërinë tek pas zgjedhjeve lokale të 8 majit 2011. Rëndësia e këtyre zgjedhjeve qëndron në atë se Rama kërkon të marrë Bashkinë e Tiranës për herë të katërt, por edhe që të mbetet në krye të partisë më të madhe opozitare. Ndryshe nga viti 2005, kur Rama nuk ishte pjesë e listës së deputetëve të PS, kësaj here duket se në betejën për Tiranën ai do të përballet me ministrin e Brendshëm të Qeverisë Berisha, Lulzim Bashën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›