E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shala: Rritja e pagave nga kursimet

Nga Express më 06 janar 2011 në ora 17:33

Financimi i rritjes së pagave për kategoritë që paguhen nga buxheti i Kosovës, do të bëhet “nga kursimet, të cilat nuk e cenojnë funksionalitetin e shtetit”, ka thënë Ahmet Shala, ministër në dorëheqje i Ekonomisë dhe i Financave.

Rritja e pagave për këto kategori do të bëhet duke nisur nga 1 janari i këtij viti, në bazë të vendimit të qeverisë në dorëheqje.

Sipas Shalës, rritja e pagave kap shumën prej 100 milionë eurosh, raporton REL.

Ai ka thënë se “ekzistojnë mundësitë për kursime dhe ato mundësi janë evidencuar gjatë vitit 2010”.

Kryeministri në dorëheqje, Hashim Thaçi, në mbledhjen e sotme të qeverisë ka marrë vendim për rritje pagash në sektorin publik dhe ka hedhur poshtë akuzat se “kjo rritje është fushatë zgjedhore”.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›